Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, Specialja heq nga lista edhe disa dëshmitarë

Autori: Gazeta inFokus
19:08 | 30 January 2025
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, i ka bërë disa ndryshime në listën e dëshmitarëve, në rastin e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Sipas një dokumenti të publikuar, ZPS-ja nuk do të mbështetet më në dëshminë e disa dëshmitarëve, emrat e të cilëve s’janë publikuar.
Ndër të tjera thuhet se disa dëshmi do të jepen me shkrim.
Pas këtyre ndryshimeve, vetëm gjashtë dëshmitarë mbeten për të cilët ende nuk është dhënë një njoftim ose një konfirmim për statusin e tyre.
“Me këto ndryshime të mëtejshme, vetëm gjashtë dëshmitarë mbeten për të cilët ende pritet një njoftim ose tregues tjetër i statusit. Kjo do të bëhet, siç është paraqitur më parë, sa më shpejt që të jetë e mundur për të siguruar kohë të mjaftueshme për përgatitje”, thuhet në njoftim.
Tutje, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka deklaruar se do të bëjë njoftimet e nevojshme në kohën më të përshtatshme për të mundësuar përgatitjen e duhur.
Kjo paraqitje është dorëzuar si konfidenciale në përputhje me Rregullën 82 pika 4 e procedurave të Gjykatës Speciale.
Ndryshe, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi gjenden në paraburgim në Hagë nga muaji nëntor 2020.

Të tjera
-
Kush fitoi në Qendrat e Votimit ku votuan kandidatët për kryeministër?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar 99.17 përqind të rezultateve prel...
-
Në ora 16:00 fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se e numërimi i votave të ka...
-
Sylejman Selimi: Deri në pranverë të ‘98-ës s’kishte nivele komanduese në mes Shtabit të Përgjithshëm dhe zonave të UÇK-së
Dëshmitari Sylejman Selimi pohoi se deri në pranverë të vitit 1998 nuk kishte...
-
Gazetari Faton Osmani varroset nesër në Prishtinë
Themeluesi dhe pronari I Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani...
-
Probleme në numërimin e votave, Zafa thotë se pushteti ndërhyri në proces
Kandidati për deputet nga Nisma, Zafir Berisha, ka shprehur shqetësim për pro...
-
Avokati i Veselit: Prokuroria po vepron si avokat mbrojtës, një grumbull dokumentesh kanë ardhur nga Beogradi
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të martën po vazhdo...
-
AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Faton Osmani
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një telegram ngushëllimi ka ...
-
“Abuzim me vota”- Policia po heton shkakun e rënies se faqes së KQZ’së ditën e zgjedhjeve
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë...
-
Presidentja Osmani takohet në Francë me shefin e Google, Sundar Pichai
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Paris të Francës në kuadër ...
-
Ndërron jetë gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani
Ka vdekur në moshën 49 vjeçare Faton Osmani, themeluesi dhe pronari i Agjenci...
-
Presidentja Osmani takohet me Presidentin francez Macron, e Zv.Presidentin amerikan JD Vance
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon qëndrimin e saj në Francë, si ...
-
Edi Rama kundërshton arrestimin e Veliajt: E lanë Tiranën pa kryetar, e mbyllën në qeli pa gjyq
Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeminis...