Reçica, merr pjesë në Konferencën Ndër-parlamentare në Maltë
Autori: Gazeta inFokus
11:53 | 27 April 2017
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, po merr pjesë në Konferencën Ndër-parlamentare për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë dhe për Politikë të Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila po mbahet në Maltë, nga 26-28 prill.
Nga vendet e regjionit, që nuk janë pjesë e BE-së, është duke marrë pjesë vetëm Kosova, e përfaqësuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica.
Në ditën e parë të konferencës, është mbajtur takimi i kryetarëve të Komisioneve për punë të jashtme dhe është shtruar darkë nga nikoqiri Luciano Busuttil, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të Parlamentit të Maltës.
Konferencës sot do t’i Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, si dhe Zëvendës-Presidente e Komisionit Evropian, David McAllister, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, George Vella, ministër i Punëve të Jashtme të Maltës, Carmelo Abela, ministër i Punëve të Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare të Maltës, Ċensu Galea, nënkryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Maltës, si dhe personalitete të tjera, pjesëmarrëse në konferencë.

T� tjera
-
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Pas frontit të fuqishëm të ftohtë ajror temperaturat kanë pësuar ulje intensi...
-
Mblidhet Vetëvendosje, brenda 6 muajve do të mësojnë emrin e liderit të partisë
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesi...
-
Demiri dhe Çeku zotohen për bashkëpunim në fushën e arsimit
Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, zhvilloi takim pune me Ministrin ...
-
Kur dënohet zëri i heronjve të UÇK-së, monologu i vëllait të Jakup Krasniqit; “Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla!”
“Jakup, që tri ditë po vij te kjo derë. Tri ditë po pres me ta pa fytyrën, me...
-
Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët, 16 shqiptarë të ekstraduar
Nga arrestimi i bosit të mafias irlandeze Daniel Kinahan deri te sekuestrimi ...
-
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë larguar së bashku nga Serbia, drejt Kirgistanit dhe Moskës
Milan Radoiçiq, i cili e ka pranuar publikisht se organizoi sulmin e armatosu...
-
Mblodhi afro 190 mijë euro kinse vuante nga leukemia, Endrit Azemi u kap në kufi – para hetuesve pranoi se gjithçka ishte inskenuar
Gazeta Sinjali sjell detaje ekskluzive nga arrestimi dhe rrëfimi para hetuesv...
-
Kosova kërkon avancim në procesin e anëtarësimit në BE
Në një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian (DG ENEST) dhe Zyrës së BE...
-
Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtua...
-
Çerkini kërkon që Kosova të mos përjashtohet nga forumet e BE-së për zgjerimin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, ka kërkuar që Kosova të j...
-
Haliti: PDK-ja u çorganizua pas largimit të Thaçit, brenda partisë u krijuan disa blloqe
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka vlerës...




































