Kuzhina

Receta të thjeshta: llokum i shijshëm shtëpiak nga dredhëzat

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 11 May 2017

Kjo ëmbëlsirë përgatitet shumë shpejt dhe shumë thjesht, pa kurrfarë përbërës të tepërt,

Do të përftoni desert shumë të butë dhe të shijshëm, transmeton Telegrafi.

Për përgatitjen e llokumit nga dredhëzat do t’ju nevojiten:

-Advertisement-

▪ 200 g dredhëza
▪ 15 g xhelatinë
â–ª 150 g sheqer pluhur
▪ gjysmë limoni

Përgatitja:

Në blender grimconi dredhëzat. Mund të përdorni të freskëta dhe të ngrira.

Përbërjen qiteni në një enë tjetër dhe shtoni në të xhelatinën. Përzieni dhe lërini për 15-20 minuta që të bymehen.

Pastaj shtoni 120 g sheqer pluhur dhe lëngun e gjysmë limoni. Përzieni tërësisht përbërjen dhe ngroheni në zjarr të lehtë.

Ngroheni derisa xhelatina të shkrihet, disa minuta. Mos lejoni që të vlojë.

Hiqeni përbërjen nga shporeti dhe ftoheni. Pastaj tundni me mikser 5-6 minuta që përbërja të dendësohet dhe të bëhet e shndritshme.

Përbërjen qiteni në letër për pjekje, të cilën më parë e keni vendosur në ndonjë tepsi. Rrafshojeni dhe lëreni në një enë të ftohtë 5-6 orë që të forcohet.

Kur llokumi të forcohet, nxirreni nga tepsia, qitni sipër sheqerin e mbetur (pluhur) dhe pritni në kube.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera