Sport

Reali gati ta shesë Iscon

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 22 October 2019

Real Madrid është gati ta shesë mesfushorin Isco.

Spanjolli nuk ka qenë në planet e trajnerit Zinedine Zidane, gjatë këtij sezoni, transmeton KosovaPress.

Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos”, kërkojnë blerës për spanjollin gjatë afatit dimëror.

-Advertisement-

Arsenali po dëshiron ta huazojë lojtarin, në të njëjtën mënyrë siç ka bërë me mesfushorin Dani Ceballos gjatë afatit veror.

Klub tjetër i interesuar nga Premier Liga, është edhe kampioni Manchester City, pasi trajneri Pep Guardiola, po e sheh Iscon si zëvendësimi adekuat i David Silvas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera