Sport

Real Madridi mposhtë Athletico Bilbaon

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 15 December 2020

Real Madridi e ka mposhtur Athletico Bilbaon me rezultat 3-1, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga, shkruan Gazeta inFokus.

Mysafirët që nga minuta e 13’ e ndeshjes, luajtën me një lojtar me pak, pasi Raul Garcia u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë.

Golin e parë në këtë takim e realizoi mesfushori gjerman, Toni Kroos, në minutën e 45+1’.

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbylle me epërsinë minimale të ‘Los Blancos’, kurse në 45 minuta e dytë u realizuan edhe tre gola tjerë.

Athletico Bilbao edhe pse me një lojtar me pak në fushë, arriti ta barazonte rezultatin 1-1 në minutën e 52’ me anë të Ander Capa.

Madrilenët e shfrytëzuan mungesën e një futbollisti të mysafirëve dhe në minutën e 74’ realizuan për shifrat 2-1 me anë të Karim Benzema.

Sulmuesi francez nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 90+2’ shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitoreje Real Madridi renditet i treti me 26 pikë, kurse Bilbao mbetet i 13-ti me 14-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera