Sport

Real Madridi e mposhtë Interin dhe dërgon në fund të tabelës

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 03 November 2020

Real Madridi e ka mposhtur Interin me rezultat të ngushtë 3-2, në sfidën e zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Alfredo di Stéfano Stadium’ në Madrid, serinë e golave e hapi sulmuesi francez, Karim Benzema, cili shënoi në minutën e 25’ për rezultatin 1-0.

‘Los Blancos’ nuk u ndalen me kaq dhe në minutën e 33’ e dyfishuan epërsinë falë golit të realizuar nga mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos.

-Advertisement-

Mysafirët arritën që vetëm pas dy minutave ta ngushtonin rezultatin 2-1 me golin e shënuar nga Lautaro Martinez.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 2-1 për madrilenët, ndërsa në 45 minuta e dytë u shënuan edhe dy gola tjerë.

Fillimisht ‘Zikaltërit’ barazuan rezultat 2-2 në minutën e 68’ me golin e shënuar nga Ivan Perisic, e me pas golin e fitores për Real Madiridn e shënoi Rodrygo në minutën e 80’.

Mesfushori brazilian realizoi për rezultatin përfundimtar 3-2.

Pas kësaj fitoreje Reali renditet i treti në Grupin B me 4 pikë, ndërsa Interi i fundit me dy sosh.

Ndeshen e radhës ‘Los Blancos’ e luajnë në udhëtim te Interi me 25 nëntor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera