Sport

Real Madrid njofton “pasuesin” e Marcelo-s, talenti francez trashëgon numrin e brazilianit

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 12 August 2022

Një javë më parë, Camavinga ndryshoi numrin e tij duke bërë me dije se do mbante numrin 16 (sezonin e kaluar kishte numrin 25), ai është rikthyer përsëri në skenë, pasi ka njoftuar numrin e ri.

SuperSport shkruan se francezi do të mbajë në fanellë një numër legjendar, atë të ish-mbrojtësit Marcelo, numrin 12 dhe kjo është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të La Liga-s.
Në këtë mënyrë Odriozola, i cili fillimisht mori numrin e brazilianit, tani do të veshë fanellën me numër 16 me shpresën se do ta veshë, pasi klubi po pret për foertën e duhur dhe ai mund të largohet.

Tani numri 12 do të ketë një “pronar” të ri, duke hapur një epokë të re sepse në 15 vitet e fundit braziliani ka qenë pronari i padiskutueshëm i tij te Real Madrid.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera