Sport

Real Madrid-Courtois, ky është lajmi i fundit

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 18 July 2018

Portieri i Chelseat Thibaut Courtois është afër mbylljes së marrëveshjes me  Real Madridin për shumën prej 35 milionë euro , raporton Marca.

Numri një i Belgjikës ka qenë prej kohësh i lidhur me një rikthim në Spanjë për të qenë me familjen e tij, pasi ai kaloi tre sezone në Atletico Madrid në vitet  2011 – 2014.

LEXO EDHE: Ja ku mund t’i gjeni biletat për ndeshjen Prishtina – Fola Esch

-Advertisement-

Me vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij, Chelsea do të jetë i detyruar të shesë 26-vjeçarin me një normë relativisht të lirë, pasi ka mundësi që ta humbasë atë në verën e ardhshme si një lojtar i lirë. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera