Lajme

Reagon VV: Turp, personave që kanë punuar në ditën e zgjedhjeve ia kanë ndalur ndihmën sociale

Autori: Gazeta inFokus 00:10 | 09 December 2019

Deputetja Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka kritikuar ministrin e Mirëqenies Sociale për ndaljen e dhënies së ndihmës sociale për ata që punuan në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ajo ka theksuar se pushteti bënë padrejtësi e i varfëron pikërisht ata që nuk kanë ndjerë dorën e shtetit kurrë, shkruan gazeta inFokus.

“Me ndihmën sociale në Kosovë, familjet në nevojë nuk mund të mbulojnë as nevojat mujore që i kanë.

-Advertisement-

Çfarë ka bërë Ministria! Personave që marrin ndihmë sociale, e që kanë punuar në ditën e zgjedhjeve, ia kanë ndalur ndihmën sociale!!

Kjo është e papranueshme. Çfarë shteti e pushteti, që varfëron e bën padrejtësi pikërisht me ata që nuk e kanë ndjerë kurrë dorën e shtetit ashtu siç duhet. Çfarë turpi e çfarë mjerimi!

Këto padrejtësi duhet të ndalohen sa më parë”, ka shkruar Haxhiu./Gazeta inFokus/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera