Sport

Reagon Peja: Dardani është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 04 May 2021

KB Peja ka reaguar ndaj deklaratës së Ponte Prizrenit ku e ka quajtur Dardan Berishën si ish-reprezentues të Polonisë.

Skuadra e Basketbollit nga Peja ka shkruar se ajo është një deklaratë skandaloze dhe se Berisha është lojtari më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave.

Ky është reagimi i tyre:

-Advertisement-

DARDAN BERISHA ËSHTË LOJTARI MË I MIRË SHQIPËTAR I TË GJITHA KOHËRAVE

Reagim ndaj deklaratës skandaloze te ekipes se Prizrenit:

Sonte është sulmuar basketbolli i Kosovës, kapiteni i Kosovës dhe kapiteni i KB Peja.Dardan Berisha është ish reprezentues i Polonisë në Kampionatin Europian, ai i cili ngriti Shqiponjën lart dhe na bëri të gjithëve krenar, është ai i cili e la Poloninë dhe erdhi i pari për të reprezentuar Kosovën në arenën ndërkombëtare deri sa shumë basketbollist tjerë vendor ende kan rezerva ta marrin këtë vendim. Është ai i cili e ngriti basketbollin e Kosovës në nivel tjetër me paraqitjet e tij tek Peja e Prishtina, madje edhe në garat më të vlefshme të basketbollit Europian. Ne jemi krenar që kemi Dardanin në skuader dhe do të jemi pas tij gjithëherë. Kërkojmë nga qytatarët e Prizrenit të distancohen nga fyrjet raciste ndaj tij dhe bëjmë thirrje Federatës qe ta mbrojnë kapitenin e tyre me të gjitha masat e nevojshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera