Sport

Reagon kryetari i ‘Dardanëve’ pas shortit për Kampionatin Botëror, ka disa fjalë për Spanjën e Suedinë

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 07 December 2020

Kombëtarja e Kosovës në futboll i ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e Kampionatin Botëror 2022 që do të mbahet në Katar, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ janë vendosur në Grupit B, aty ku do të takohen me Spanjën, Suedinë, Greqinë edhe Gjeorgjinë.

E pas hedhjes së shortit ka reaguar edhe kryetari i ‘Dardanëve’, Lulëzim Berisha, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka thënë se Spanja dhe Suedia do të vijnë në ‘Fadil Vokrri’ për tu njoftuar me humbje.

-Advertisement-

“Spanja e Suedia janë kombëtaret që do vijnë në Fadil Vokrri për tu ballafaquar me djemtë tanë e për tu njoftuar me humbje. Me ty Kosovë deri në frymën e fundit. Forca djema, road to Qatar!”, ka shkruar Berisha.

Ndeshjen e para Kosova do ta luaj me 24-25 mars të vitit 2021./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera