Reagon Komsioni i Gjyqtarëve: Na lejoni ta kryejm punën tonë, nëse ka parregullësi gjyqtarët do përjashtohen përjetësisht
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 15 December 2020
Komisioni i Gjyqtarëve të FFK-së ka reaguar në lidhje me presionin, fyrjet, linçimet dhe ofendimet e bëra nga trajnerët dhe zyrtarët e klubeve në drejtim të gjyqtarëve, shkruan Gazetasheshi.com
Sulmet e ashpëra ndaj gjyqtarëve kanë bërë që Komisioni i Gjyqtarëve të vije me një komunikatë duke reaguar kundrejt këtyre veprimeve.
Prandaj, Komisioni i Gjyqtarëve ka kërkuar që të lihen të qetë në punën e tyre, duke besuar në integritetin e secili gjyqtarë
Reagimi i Komisionit të Gjyqtarëve:
Komisioni i Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës reagon lidhur me presionin, fyerjet, linçimet dhe ofendimet e bëra nga trajnerët dhe zyrtarët e klubeve në drejtim të gjyqtarëve, të cilat kanë ndodhur gjatë këtij kampionati dhe kanë kulmuar në javën e fundit.
Komisioni i Gjyqtarëve dënon ashpër veprimet e tilla, ku në mënyrë të shëmtuar dhe shpeshherë pa një analizë paraprake profesionale, menjëherë pas ndeshjes gjyqtarët janë atakuar në format më vulgare të mundshme.
Situatat e tilla nuk i përkasin aspak futbollit dhe janë kundër frymës që promovon sporti, e që ka për qëllim të krijojë një ambient pozitiv për secilin pjesëmarrës në futboll dhe komunitetin jashtë tij.
Është evidente se edhe gjyqtarët gabojnë, ashtu siç gabon çdo akterë në fushën e futbollit, jo vetëm tek ne, po kudo në botë. Asnjëherë nuk kemi pretenduar që saktësia e tyre është 100%. Mirëpo, ajo çfarë ne e themi me bindje të plotë është se gabimet e tyre janë njerëzore. Gjyqtarët në çdo ndeshje japin 100% e tyre dhe komisioni në baza ditore punon që të ngritët niveli i edukimit të tyre në fushën e referimit, duke ofruar ligjërata dhe trajnime nga instruktorët më kompetentë të FIFA-s dhe UEFA-s, në mënyrë që gabimet e tyre të reduktohen në nivelin më të vogël të mundshëm.
Komisioni i Gjyqtarëve është anëtar i rregullt i Konvetës së Gjyqtarëve të UEFA-s dhe çdo gjyqtar i futbollit rregullisht testohet në njohjen e rregullave të lojës dhe aspektin fizik. Për më tepër, secili nga ta, në secilën ndeshje, vlerësohet për performancën e tij që e bën gjatë gjithë ndeshjes (jo vetëm episodet e caktuara të lojës) dhe secili nga ta rangohet në bazë të performancës së tij, personalitetit, shkathtësise dhe shumë elementeve tjera. Për më tepër, çdo gabim i tyre analizohet dhe nuk kalon pa e pasur trajtimin adekuat nga komisioni i vlerësimit dhe meritës.
Prandaj, Komisioni i Gjyqtarëve kërkon që të lihet i të qetë në punën e tij, të cilën e bënë me shumë përkushtim dhe pasion. Përkundër të gjitha këtyre presioneve, gjyqtarët përsëri e kanë të njëjtën vendimmarrje dhe ajo gjithmonë bazohet ne Rregullat e Lojës së Futbollit.
Ne besojmë në integritetin e secilit gjyqtar që e caktojmë në ndeshjet e futbollit dhe u japim mbështetjen e plotë për punën e tyre. Gjithsesi, inkurajojmë klubet që për çdo dyshim të faktuar që kanë lidhur me ndonjë veprim të parregullt nga ana e gjyqtarëve t’i denoncojnë ata menjëherë në organet e FFK-së dhe ato të drejtësisë. Institucioni ynë garanton se nëse dëshmohet ndonjë veprim i tillë, masat për akterët do të jenë radikale dhe të njëjtit do të përjashtohen përjetësisht nga futbolli.
Prandaj, edhe njëherë shpresojmë që aktet e tilla të shëmtuara të javëve të fundit të ndalohen, ngase përveç që e dëmtojnë reputacionin e shtetit tonë, futbollit, gjyqtarëve dhe familjeve të tyre, ato dëmtojnë edhe imazhin e klubeve tuaja.
Të tjera
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga minat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...
-
Arrestohet një grua nga Vitia e arma*tosur në Prishtinë, dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e...
-
Tentoi ta fuste telefonin në burg duke e fshehur në televizor
Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një...
-
Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duh*anit në ambiente të mbyllura
Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontro...
-
Lista Serbe: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësime në veri, rrëmbim klasik i pronës serbe
Lista Serbe tha sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e prona...
-
U prit me ceremoni ushtarake, Osmani falënderon shtetin e El Salvador për mikpritjen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falenderuar shtetin e El Salvador për...
-
Gërvalla takon mërgimtarët në Kanada, thotë se ata kanë një rol kyç në zhvillimin e Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka vizituar mërgimtarët shqipt...