Sport

Reagon klubi i Ferizajt pas dhunës së shfaqur në takimin ndaj Ulpianës, kjo është gjendja e futbollist të lënduar  

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 18 April 2021

Dueli i Ligës së Parë të Kosovës në futboll ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk ka përfunduar ashtu siç duhej, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja është ndërprerë në minutën e 94-të, pasi një lojtar i ekipit të Ferizajt ka qenë në gjendje kritike pas një dueli të ashpër me njërin prej futbollisteve të Ulpianës.

Në momentin kur lojtari i Ferizajt po merrte tretmanin mjekësor, një tifoz i vendasve ka hyrë në fushë e lojës dhe ka goditur me grusht gjyqtarin e ndeshjes, Petrit Ramën, i cili me pas ka ndërprerë përfundimisht takimin.

-Advertisement-

Pas këtij rasti ka reaguar klubi i Ferizaj përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, ku ka njoftuar se gjendja e lojtari të lënduar është kritike.

Tutje klubi ferizajas e ka quajtur person me të meta mendore tifozin që ka goditur gjyqtarin e ndeshjes.

Ata janë lutur për shërimin e futbollistit të tyre pas këtij lëndimi të rendë, i cili gjendet në QKUK.

Më poshtë keni reagimin e plotë të klubit të Ferizajt./Gazeta inFokus/

Ndeshja: Ferizaj – Ulpiana është ndërprerë në minutën e 94-të.

Ndeshja e zhvilluar sot në mes Ferizajt dhe…

Posted by FC Ferizaj on E diel, 18 April 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera