Lajme

Reagon Grenell pasi nuk u arritë marrëveshja Kosovë-Serbi: Kurti ka refuzuar çdo ide të presidentëve amerikanë

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 18 August 2022

Ish-përfaqësuesi special i SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi ka reaguar pasi sot nuk ka pasur marrëveshje në Bruksel mes dy vendeve.

Në një postim në Twitter, Grenell ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ky i fundit ka refuzuar çdo ide që presidentët e SHBA-ve i kanë dhënë Kosovës.

Madje ai thotë se Kurti i ka refuzuar dhe idetë e presidentëve demokratë, edhe të atyre republikanë.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Grenell:

Rikujtim. Albin Kurti ka kundërshtuar çdo ide që presidentët e SHBA-ve i kanë dhënë Kosovës. Edhe të presidentëve demokratë, edhe republikaën. Ky është vetëm një fakt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera