Sport

Reagon Arsenali pas asaj që bëri Mustafi me shokë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 07 December 2018

Arsenali ka reaguar për publikimin e videos nga “The Sun” që ka zbuluar lojtarët e Arsenalit duke thithur ‘hippy crack’, ‘helium’.

Ata pinin vodka dhe shampanjë me vlerë më shumë se 2,000 euro secila shishe në një klube nate një ditë para startit të sezonit, duke arritur një llogari afër 30,000 eurove.

Imazhet tregojnë qartë se disa prej tyre duket se thithnin ‘hippy crack’, ‘helium’, që nuk është e ndaluar në Angli, por vetëm për ata deri në moshën 18-vjeçare, por është substancë e rrezikshme.

-Advertisement-

“Lojtarët do të sqarojnë këtë duke u përputhur me përgjegjësitë e arritura me klubin”, thuhet në reagimin e klubit anglez.

Rreziqet e substancës që konsuamuan lojtarët e Arsenalit, janë shumë të mëdha, pasi ato mund të shkaktojnë humbje të koordinimit, pavetëdije, dhe madje edhe vdekje për shkak të mungesës së oksigjenit të arritur në tru.

https://www.youtube.com/watch?v=31gms4HoU0E

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera