Sport

Reagojnë ‘Skifterat’ për djegien e banerit ‘Liria ka emër’

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 17 November 2020

Gjatë ditës së martë është djegur baneri ‘Lira ka emër’, i cili ishte vendosur në Graqanicë, shkruan Gazeta inFokus.

Ky baner ishte vendosur në shenjë përkrahje për krerët e UÇK-së, të cilët tash e disa javë janë dërguar në Gjykatën Speciale në Hagë.

E ndaj këtij akti ka reaguar tifo-grupi i Gjilanit ‘Skifterat’, të cilët kanë thënë se kjo vepër e pret përgjigjen e tifozëve, sepse atdheut gjithmonë rinia i del në hak.

-Advertisement-

Më poshtë e keni postimin e plotë të “Skifterave”

Na hetojnë, akuzojnë e linçojnë kur në shenjë proteste ose reagimi djegim flamujt e armiqve tanë!!

Ngarendin të bëjnë zhurmë e presion këta politikanë, ambasada të ndryshme e të tjerë për tu distancuar dhe dënuar aktet tona, na quajnë qyqarë dhe nxitës të urrejtjes, ndërsa heshtin kur në vendin tonë përdhosen simbolet tona!

Por, edhe kjo pret përgjigjen tonë, sepse atdheut tonë gjithmonë rinia i del hak./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera