Fokus

Reagoi për të gjithë, por Thaçi nuk i jep “pesë pare” për Rexhep Selimin

Autori: Halil Berisha 10:29 | 11 November 2019

Një nga detyrat e obligimet e Presidentit të Kosovës është që të jetë i paanshëm e unifikues.

Por, kjo nuk po del të jetë një prej cilësive të Preisdentit aktual, Hashim Thaçit, shkruan gazeta inFokus.

Kjo, pasi për ftesat e kaluara që erdhën për ish-ushtarët e UÇK-së, sidomos të atyre me pozitë të lartë në zingjirin komandues, Thaçi ishte ndër të parët që reagonte, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Madje, edhe Gjykatën të cilën vet Kuvendi i Kosovës e formoi, e quante të padrejtë.

Kështu, pa kaluar tamam as 2 orë nga konferenca e shefit të partisë, të cilën para se të bëhej Preisdent e udhëhoqi vet Thaçi, Kadri Veselit të PDK-së, ku i cili tregoj për ftesën që i kishte ardhur reagoi edhe vet shefi i shtetit.

“Nuk ka gjykatë, as tendencë dhe as fabrikim që mund ta njollosë zotin Veseli dhe luftën e tij për çlirim. Nuk ka gjykatë, as vendore as ndërkombëtare që mund ta njollosë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, pati shkruar Thaçi më 7 Nëntor.

Shumë shpejt, sikur për Kadri Veselin, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pati reaguar edhe për Ramush Haradinajn e Bislim Zyrapin.

Në po atë ditë kur u bën publike ftesat, Hashim Thaçi shkroi se “Besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cënojë askush”, pati shkruar Thaçi më 19 Korrik.

E pa kaluar 3 orë nga publiki i informatës që ftesë ka marrë edhe Jakup Krasniqi, përsëri reagoi Thaçi, shkruan gazeta inFokus.

“Me Jakup Krasniqin, me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e zonave dhe ushtarët që janë ftuar nga Gjykata Speciale, ne e kemi mbrojtur popullin dhe e kemi luftuar armikun deri në çlirimin e vendit tonë”, shkroi Hashim Thaçi më 20 Korrik.

Reagime të shpejta, Hashim Thaçi pati edhe për të tjerët sikur Sami Lushtakun e Rrustem Mustafën.

Madje, me këta edhe u takua para nisjes së tyre për në Hagë, shkruan gazeta inFokus.

Por, i njëjtë Presidenti nuk ishte edhe për dikë.

Ish-deputetin e Vetëvendosjes dhe ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimin, shkruan gazeta inFokus.

Njoftimi për ftesën e tij, u bë të dielën më 10 Nëntor.

E nga atëherë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk pati as edhe një reagim për këtë punë, që edhe një anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, u ftua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Por, veç kundërshtisë politike, këtu mund të ketë ndikuar edhe një hatërmbetje nga akuzat e shumta që Thaçi e Selimi, patën ndër vite me njëri-tjetrin.

Madje, këta e akuzonin njëri tjetrin edhe për familjen Jashari, duke thënë që nuk u pranuan e kishte edhe periudha ku nuk kishin raporte të mira me familjen, por edhe vet Komandantin legjendar, Adem Jasharin./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera