Sport

Reagimi i Mesut Ozilit pasi luajti ndeshjen e parë më Fenerbahcen

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 02 February 2021

Mesfushori turko-gjerman, Mesut Ozili, ka zhvilluar ndeshjen e parë me skuadrën e Fenerbahcen, pas transferimit nga klubi i Arsenalit, shkruan Gazeta inFokus.

Fenerbahce e mposhti Hataysporin në udhëtim me rezultat 2-1, ku Ozil u paraqit për 14 minuta.

Pas ndeshjes së parë me ekipin e ri, ish-futbollisti i Real Madridi ka reaguar në llogarinë e tij zyrtare në twitter.

-Advertisement-

Ai ka shkruar së ka qenë ndjenje e papërshkrueshme ndeshja e parë me Fenerbahcen, derisa e ka uruar ekipin për tri pikë.

“Ndjenjë e papërshkrueshme. Ndeshja ime e parë për Fenerbahcen. Urime për ekipin, tri pikë shumë të rëndësishme janë tonat. Një falënderim i veçantë për portierin tonë”, ka shkruar Mesut Ozil./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera