Sport

Rasti i veçantë/ Dy herë në fushë brenda 24 orëve, Onana do mbrojë portën e dy skuadrave të ndryshme

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 04 January 2024

Andre Onana do të zbresë në fushë dy herë brenda 24 orëve dhe do të mbrojë portën e Manchester United dhe të Kamerunit në Kupën e Afrikës.

“Djajtë e Kuq” dhe Federata afrikane kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe portieri do aktivizohet rregullisht nga tekniku Erik ten Hag më datë 14 janar në ndeshjen e Premier League ndaj Tottenham dhe më datë 15 do jetë sërish në fushë për të mbrojtur portën e Kamerunit në debutimin e tyre në Kupën e Afrikës ndaj Guinesë.Kujtojmë se në momentin që United e transferoi Onanën nga Inter, portieri ishte larguar nga kombëtarja për shkak të një konflikti me trajnerin Rigobert Song dhe anglezët e kishin llogaritur 27-vjeçarin si pjesë të organikës edhe në muajin janar kur zhvillohet Kupa e Afrikës.

Megjithatë, në muajt pasardhës, Onana u bind të rikthehet në organikën e kombëtares teksa United nuk u bë pengesë për ta lejuar gardianin të luajë rregullisht në Kupën e Afrikës.

-Advertisement-

Ndaj, si klubi anglez ashtu edhe Federata e Kamerunit gjetën një zgjidhje dhe kështu, mes datës 14 dhe 15 janar, Onana do të zbresë në fushë dy herë brenda 24 orëve për të mbrojtur portën e Manchester United dhe kombëtares së tij, Kamerunit.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy