Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston kryetarin e Pejës dhe 4 zyrtarë të QPS-së, dakordohen për mbledhje të hapura dhe të mbyllura
Autori: Gazeta inFokus
09:51 | 18 November 2026
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt ka diskutuar mënyrën e zhvillimit të intervistimeve të zyrtarëve institucionalë, duke u dakorduar që ato të jenë të hapura për publikun, përveç rasteve kur kërkohet trajtimi i dëshmive konfidenciale.
Gjatë mbledhjes, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, kërkoi sqarime nga kryetari i Komisionit, Burim Ramadani, lidhur me arsyen pse kërkesat për dokumentacion nuk u janë dërguar të gjitha institucioneve, ndonëse, sipas saj, për këtë kishte pasur dakordim.
“Dakordimi ka qenë që të shkojnë kërkesat për të gjitha. Me na njoftu pse nuk ka shkuar kërkesa për të gjitha”, pyeti ajo.
Ramadani tha se kjo ka ndodhur për arsye teknike dhe se një situatë e tillë nuk do të përsëritet.
Ai bëri të ditur edhe planin për intervistimin e hetuesve policorë dhe zyrtarëve të zinxhirit komandues të Policisë.
“Jo nuk ka pasur as një problem, arsyaja ka qenë teknike. Kjo nuk do të përsëritet, nesër e tutje do të përgatitej të gjitha dokumente për të gjitha institucionet. Të premten e ardhshme t’i ftojmë për intervistim hetuesit policor dhe pastaj në javën vijues i kemi 8 zyrtarë. Me datën 27 e premte i ftojmë hetuesit policor. Me 30 nëntor deri me 4 dhjetor intervistimi i zinxhirit komandues të policisë dhe inspektoriatin”, tha ai.
Ndërkaq, deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, propozoi që intervistimet të zhvillohen në dy faza: fillimisht me pyetje të përgjithshme në mbledhje të hapur për publikun dhe më pas me pyetje që përfshijnë informacione personale në mbledhje të mbyllur.
“Unë mendoj që duhet ta organizojmë procesin e intervistimit në dy pjesë, faza e parë që bëjmë pyetje në përgjithësi që është e hapur për publikun. Në pjesën e dytë që janë pyetje më personale të jetë e mbyllur. Në pjesën e parë mendoj që është shumë me rëndësi që të jetë e hapur”, tha ai.
Me këtë propozim u pajtua edhe deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, duke thënë se pjesët ku dëshmitarët japin përgjigje konfidenciale duhet të zhvillohen me dyer të mbyllura.
“Pajtoj që mbledhjet gjatë intervistimit duhet me qenë të hapura, pajtohem që në pjesët që dëshmitari ka përgjigje konfidenciale të jetë e mbyllur”, tha ai.
Kica Xhelili rekomandoi që intervistimi i zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale (QPS) të zhvillohet në mbledhje të mbyllur, për shkak të pyetjeve që mund të lidhen me fëmijën.
“Rekomandimi im është që në rastin e QPS të jetë i mbyllur, pasi do të ketë pyetje për fëmijën”, tha ajo.
Në fund, Ramadani tha se mbyllja e mbledhjes duhet të kërkohet nga pala që intervistohet, ndërsa vendimin për këtë do ta marrë Komisioni përmes votimit.
“Thelbi është që pala që vjen duhet të kërkojë në komision mbylljen ose jo dhe ne atëherë e votojmë. Duhet të arsyetojë pala”, tha ai.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se gjatë kësaj mbledhjeje do të intervistohen Toska Gega, menaxhere e rastit në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Pejë, Durim Kelmendi, udhëheqës në QPS, Shpat Morina, zyrtar i QPS-së, Shpresa Lukaj, drejtuese e QPS-së në Pejë, si dhe Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejë

T� tjera
-
Rryma u ndal gjatë testit me studentët, Bajrami ironizon: Kosova e progresit të paparë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e cila ësh...
-
Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin hungarez, këto janë çështjet që ishin në fokus
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
Inspektorati i Punës ndërpret punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë – masat e sigurisë nuk u respektuan
Inspektorati Qendror i Punës njofton se ka ndërmarrë masa ndaj një objekti nd...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, drejtoresha e QPS-së pyetet: Në krejt këtë periudhë ku qëndronte fëmija, a është marrë dikush me nënën
Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, Shpresa Lukaj, ka dekla...
-
Deliu-Kodra reagon ashpër pas vra*sjes në Suharekë: Si mundet një vra*sës i dënuar në Zvicër të pajiset me ar*më me leje në Kosovë?
rasja e tronditme e ndodhur mesditën e sotme në Suharekë, ku mbeti i vrarë Sy...
-
Drejtoresha e QPS-së në Pejë: S’kemi bërë kërkesë për shtim të stafit, me Arlindën nuk jam takuar asnjëherë
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shp...
-
Muhaxheri nis dëshminë për rastin e Arlinda Zekajt: QPS kërkoi senzor armësh në hyrje edhe një njeri më të fuqishëm si roje
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka nisur dëshminë e tij sot p...
-
Jakup Krasniqit i përfundon vizita, niset drejt zyrave të EULEX-it, qytetarët brohorasin: UÇK, UÇK
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
-
Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
-
S’i kryen detyrat e fjetën gjatë ndërrimit, Trepça largon përkohësisht nga puna katër punëtorë
Trepça ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna të katër punëtorë. ...
-
“Blloqet e KEK-ut bien pikërisht kur energjia blihet me çmime marramendëse”, Ejupi ngre dyshime të forta për mafien energjetike
Analisti politik, Burim Ejupi, ka ngritur dyshime për mënyrën se si ndodhin n...
-
E qëlloi viktimën në prani të gruas dhe vajzës së tij të mitur, Prokuroria deklarohet për vra*sjen në Suharekë
Prokuroria Themelore në Prizren, është deklaruar lidhur me rastin e rëndë që ...

































