Lajme

Raportoi rrejshëm se i kishte humbur pasaporta, arrestohet personi

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 03 December 2021

Është arrestuar një person në Vushtrri pasi që kishte raportuar rrejshëm se i kishte humbur pasaporta, por të njëjtit i është konfiskuar pasaporta për shkak të falsifikimit të një leje qëndrimi të huaj.

Njësitë policore kanë verifikuar se këtij personi i është konfiskuar pasaporta me 31 gusht në aeroportin ndërkombëtar ,,Adem Jashari‘’.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  ka raportuar se para dy muajve i kishte humbur pasaporta. Pas verifikimit ka rezultuar se me datë 31.08.2021 të dyshuarit në aeroportin ndërkombëtar ,,Adem Jashari‘’ i është konfiskuar pasaporta për shkak të falsifikimit të një leje qëndrimi të huaj”, njofton Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera