Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur, ç’po ndodh me përmbytjet në Itali?
Autori: Gazeta inFokus
20:10 | 20 Shtator 2024
Vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si pasojë e reshjeve dhe stuhive në Itali.
Më e prekur është zona e Emilia Romagna, ku vijon ende alarmi i kuq ndërsa nesër do të mblidhet Këshilli i Ministrave për të miratuar gjendjen e jashtëzakonshme për këtë rajon pas kërkesës së guvernatores Irene Priolo. Në një lidhje për Ditarin e Bruna Çifligut, gazetarja Alba Kepi në Itali ka dhënë detaje mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq.
Sipas saj bilanci aktual është për 1 të zhdukur, mbi 1500 të evakuuar dhe 1 mijë operacione kërkim-shpëtimi, ndërsa qeveria Meloni ka akorduar 20 milionë euro për banorët e goditur nga përmbytjet.
“Qeveria Meloni ka pritur mbledhjen e qeverisë se do lëvrojë 20 mln euro për banorët e goditur nga përmbytjet. 1 person të zhdukur, 1 mijë operacione kërkim shpëtimi nga zjarrfikësit dhe mbrojtja civile, mbi 1500 banorë të evakuuar dhe guvernatorja e Emilia Romagna do të dorëzojë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Është një zonë me alarm të kuq”.
Përveç Emilia Romagna-s, situatë problematike tha Kepi është edhe në Marches, Toskana dhe Ravena.
“Fryrje e lumenjve dhe dalje nga shtrati rajoni Emilia Romagna, është i dyti pas Lombardisë për këtë problematikë. Mjafton reshje shiu dhe të kemi përmbytje të tillë të lumenjve. Në komunat periferike kanë pasur probleme fermat, sipërmarrjet e vogla e të mesme që janë pranë lumenjve apo zonave kodrinore. Në qytete më të mëdha situata nuk është e tillë”, u shpreh gazetarja për A2.
Një situatë e tillë, sipas gazetares kepi ka ngritur polemika dhe debat politik mes qeverisë qëndrore dhe asaj lokale.
“Një situatë e tillë ka ngritur polemika edhe debate të forta politike. Qeveria i kërkon llogari qeverisë lokale se ku i ka çuar 500 milionë euro, nga ana tjetër qeveria lokale përgjigjet se ato para nuk mjaftuan për të normalizuar sistemin e menaxhimeve publike. Është aktivizuar protokolli i emergjencave”, tha Kepi.

T� tjera
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...






























