Lajme

Raportohet se Dritan Abazoviqin e kanë sulmuar

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 09 May 2022

Qytetarët që besojnë se në Mal të Zi ka një qeveri kukull dhe siç kanë bërë të ditur ata sot “ngrenë flamurin e lirisë” në Belvedere, po bllokojnë rrugët.

Kryeministri malazez, Dritan Abazoviq ka ardhur në ngjarje me provokime të vogla nga individë të cilët kanë bërtitur, por nga një grup qytetarësh, me shumë gjasa nga Nikshiqi, drejt kryeministrit ka fluturuar një shishe qelqi, e cila fatmirësisht ka rënë para tij.

Qytetarët që besojnë se në Malin e Zi ka një qeveri kukull dhe që sot, siç njoftuan, “ngrenë flamurin e lirisë” në Belvedere, po bllokojnë rrugët dhe nuk po lejojnë diplomatët e akredituar në Mal të Zi të vijnë në tubimin zyrtar me rastin e Ditës së Fitores mbi fashizmin.

-Advertisement-

Siç mësohet, atyre iu bashkua edhe politikani serb Nenad Çanak./Demokracia.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera