Lajme

Raportohet për takim mes Kurtit dhe Abdixhikut gjatë pasdites

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 18 August 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të takohen gjatë orëve të pasdites së sotme, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportimeve të mediave, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet të zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale politike në vend.

Takimi vjen në një kohë kur procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të institucioneve të reja vazhdon të jetë në qendër të zhvillimeve politike.

-Advertisement-

Gjatë ditës së sotme, ushtruesja e detyrës së kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar takime me përfaqësues të partive politike. Në këto takime nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës./Gazeta Infokus

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy