Lajme

Raportimet për sulm me raketa ruse mbi Poloni, reagon BE’ja

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 15 November 2022

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se është tronditur nga raportimet se raketa ruse kanë rënë mbi Poloni, duke mbytur dy persona.

Michel ka thënë se po qëndron në kontakt me autoritetet polake, anëtare të Këshillit dhe aleatë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“I tronditur nga raportimet se një raketë a tjetër municion ka mbytur dy njerëz në territorin polak. Ngushllimet e mia për familjarët. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarë të Këshillit Evropian dhe aleatë tjerë”, ka shkruar Michel në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera