Raporti i Progresit: Ekonomia e zezë kaplon Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
10:23 | 20 April 2018
Në vendin më të varfër në rajon, biznese mund të hapësh çdo ditë, Por të rralla janë ato që u mbijetojnë kohës.
Më shumë se 22 mijë e 516 kosovarë me kalimin e viteve u kanë vërë drynin bizneseve të tyre. Aq është numri i bizneseve që janë shuar, përkatësisht janë jo aktive, shkruan Infokusi.com.
Edhe pse në bazë raportit të të Bërit Biznes të publikuar nga Banka Botërore, Kosova ishte rënditur një nga 10 reformatorët më të lartë, ende ka shumë barriera në të bërit biznes.
Kjo u ritheksua edhe me Raportin e Progresit, i cili vlerëson përparimin drejt Bashkimit Evropian, për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
LEXO EDHE: Ja sa biznese u mbyllën në Kosovë
Administrata e papërgjegjshme, sundimi i dobët i ligjit, korrupsioni dhe ekonomia joformale e përhapur, mbeten pengesat kryesore për bizneset kosovare, shkruan Infokusi.com.
“Megjithëse informaliteti mbetet i lartë, rreth 30% e PBB, studime të ndryshme tregojnë për uljen e vazhdueshme të tij midis 2013 dhe 2015 për shkak të përmirësimit të efektivitetit të praktikave të administratës tatimore”, thekson raporti i Progresit, që u publikua të marëtn.
Por, në bazë të këtij raporti informaliteti mbtetet ndër pengesat kryesore. Thuhet se për shkak të informalitetit humbje të mëdha përjetuan sektori i ndërtimit e ai i tregtisë. Ndërsa, përmendet edhe mosefikasisteti i gjyqësorit.
“Ekonomia e zezë u rrit në terma absolutë. Sektorët e ndërtimit dhe të tregtisë përjetuan humbjet më të mëdha në të ardhura për shkak të informalitetit. Sistemi gjyqësor vuan mosefikasiteti dhe vonesat”, thuhet më tej në këtë raport./Infokusi.

T� tjera
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...



































