Raporti i OKB-së: Rusia ka kryer torturë dhe krime lufte në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus
20:20 | 16 March 2023
Rusia ka kryer shkelje në shkallë të gjerë të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe normave humanitare, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Disa prej këtyre shkeljeve përbëjnë krime lufte, u tha në raportin e publikuar nga Komisioni i pavarur hetimor ndërkombëtar, që mbështetet nga OKB.
Raporti tha se shkeljet përfshijnë vrasje të qëllimshme të civilëve të paarmatosur – që paraqesin krime lufte – por edhe tortura, ndalime të paligjshme, përdhunime dhe forma të tjera të dhunës seksuale dhe dëbime të dhunshme të fëmijëve ukrainas në Rusi nga zonat nën kontrollin e Moskës.
Komisioni po ashtu tha se vala e sulmeve ruse në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që nga tetori i kaluar, ka bërë që miliona persona në Ukrainë të mbesin pa rrymë apo ngrohje në periudha të gjata kohore gjatë dimrit. Kjo sipas këtij komisioni mund të përbëjë krim kundër njerëzimit. Në raportin e komisionit u tha se sulmet ndaj infrastrukturës duhet të hetohen më tej.
Komisioni, që ka mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, përbëhet nga tre ekspertë të pavarur të të drejtave të njeriut. Ky komision u themelua gjatë një debati urgjent që u mbajt pas nisjes së pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.
Raporti bazohet në qindra intervista, imazhe satelitore dhe vizita në qendrat e ndalimit dhe varreza. Aty përmendet se përdorimi i armëve shpërthyese nga forcat ruse në zonat e populluara është një prej shkaktarëve kryesorë të viktimave civile, që ka treguar “një mospërfillje ndaj dëmtimit të civilëve dhe shkaktimit të vuajtjeve”.
Raporti tha se anëtarët e Komisionit “janë tronditur nga niveli i madh i shkatërrimit” që panë gjatë vizitave të tyre në terren.
Në raport janë identifikuar një “sërë” rastesh të përdhunimit dhe dhunës seksuale nga autoritetet ruse në zonat që kanë marrë nën kontroll.
Dhuna seksuale është kryer gjatë vizitave shtëpi më shtëpi dhe gjatë ndalimit të paligjshëm të viktimave.
“Dhuna seksuale, që përbën torturë, dhe kërcënimi ndaj këtyre grave dhe burrave kanë qenë aspekte të rëndësishme të torturës së kryer nga autoritetet ruse”, u tha në raport.
Transferimi dhe dëbimi i fëmijëve ukrainas në Rusi “përbën krim lufte”, tha raporti, duke shtuar se shumë fëmijë nuk mundën të kontaktonin me familjarët e tyre dhe “mund të kenë humbur përgjithmonë kontaktin me ta”.
Vonesat në procesin e riatdhesimit të civilëve mund të përbëjë po ashtu krim lufte, u tha në raport.
Komisioni po ashtu “ka dokumentuar një numër të vogël të shkeljeve të kryera nga forcat e armatosura ukrainase, përfshirë sulmet pa dallim dhe dy incidente janë cilësuar si krime lufte kur të burgosurit rusë të luftës janë qëlluar, plagosur dhe torturuar”, u tha në raport.
Rekomandimi kryesor i komisionit është që “të gjitha shkeljet dhe krimet të hetohen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë, qoftë në nivelin kombëtar apo ndërkombëtar”.
Rusia vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat se ka kryer mizori apo ka shënjestruar civilët në Ukrainë, pavarësisht se dëshmi të shumta që mbështesin këto akuza. \REL

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas koh...
-
Lekaj: Kurti i ka ofruar Limajt një ministri e zëvendësministra, por jo Kryeparlamentarin
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se 100 për qind, kreu i VV-së, Albi...
-
Raportohet për zjarr*vënie të qëllimshme në një kuti postare në një ndërtesë në Prishtinë
Raportohet se qytetarët kanë njoftuar dhe publikuar një video per nje zjarrve...
-
Osmani: Nuk e humbim kurrë shpresën për anëtarësim në BE
Për median finlandeze “Yle”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se e...
-
Komuna e Prishtinës: Ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës nuk janë ndaluar
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur sot se ekskursionet dhe mbrëmjet e m...
-
Osmani: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është realitet i pakthyeshëm
Gjatë një vizite zyrtare në Finlandë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vj...
-
Shtrenjtimi i rrymës rëndon bizneset
Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të sjellë sfida të mëdha për bizn...
-
Kurti: Papa, shembull i përulësisë dhe humanizmit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përcolli mesazhin...
-
Ibrahimi: Komunat investuan 240 milionë euro – operuan shumë më mirë se qeveria
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
“Humbja e provave të Astrit Dehahrit, ka ndodhur kur Albulena ka qenë në krye të ministrisë”- Blerta Deliu e kritikon fuqishëm Albulena Haxhiun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar fuqish...
-
47-vjeçari nga Shtimja e gjen një portofol në rrugë, bashkë me policinë ia dorëzojnë pronares
Një 47-vjeçar nga Shtimja, Xh. Rexhaj, ka dorëzuar në stacionin policor në Sh...
-
Bllokada në Kuvend rrezikon funksionimin e shtetit dhe humbjen e fondeve nga BE-ja
Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit ...