Ekonomi

Raporti i Bankës Botërore|Rritja ekonomike nuk e uli papunësinë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 02 April 2019

Kosova ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në rajon. Por, rritja më e madhe, me 4.2 për qind,  nuk u përkthye në krijimin e vendeve të punës, shkruan gazeta inFokus.

“Rimëkëmbja e numrit të të punësuarve gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018 nuk arriti të kompensojë humbjet e vendeve të punës në gjysmën e parë. Shkalla e punësimit është zvogëluar me 1 pp në 2018 dhe punësimi në 28.8 për qind mbetet i ulët”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Sipas këtij institucioni, papunësia e të rinjve u rrit me 2.6 pikë të përqindjes nga viti i kaluar, duke shtuar presionet sociale. Ndërkaq, pjesëmarrja e ulët në fuqinë punëtore, sipas Bankës Botërore, është kronike, me 40.9 për qind si pjesë e popullsisë në moshë pune./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera