Lajme

Ramush Haradinaj nderon djalin e Presidentit amerikan: Beau Biden shërbeu në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 17 August 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe pranë memorialit të djalit të ndjerë të presidentit Joe Biden, Beau.

Haradinaj shprehet se Beau Biden do të jetë çdoherë pjesë e kujtesës historike të Republikës së Kosovës.

”Beau Biden shërbeu në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera të përbashkëta të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

-Advertisement-

Duke nderuar sot shërbimin e tij në ofrimin e paqes dhe lirisë për vendin tonë, Beau do të jetë gjithmonë pjesë e kujtesës historike të Republikës së Kosovës.

Jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj secilit amerikan që ka shërbyer në Kosovë, falënderues Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe lidershipit të Presidentit Biden drejtë paqes dhe prosperitetit në Ballkan”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera