Ramadani: Jemi të hapur të takohemi me Kurtin, por në prani të kamerave
Autori: Gazeta inFokus
17:56 | 16 August 2026
Aleanca është e hapur për një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, por kërkon që një takim i tillë të jetë publik dhe në prani të kamerave.
Kështu ka deklaruar deputeti i Aleancës, Burim Ramadani duke thënë se partia e tij nuk e ka refuzuar asnjëherë takimin me Kurtin, por e konsideron të panevojshëm një takim vetëm për fotografi apo për qëllime politike.
Ne asnjëherë nuk e kemi refuzuar takimin me zotri Kurtin, ne vetëm kemi thënë nuk është i nevojshëm, pra pse duhet të ketë takim për foto derisa nuk ka pranim të pikave ose ofertës sonë. Për më shumë kryetari Gjini ka shkuar edhe pesë hapa përpara, pra ka pranuar takim me zotri Kurti në prani të kamerave. Pra ta sheh i gjithë populli sepse ne s’kemi fare asnjë pikë, asnjë presje që të fshehim, nuk po duam të jemi në qeveri, s’duam ministra, s’duam zëvendës ministra, zëvendës kryeministra, asgjë nga pushteti, prandaj jemi të hapur, zotri Gjini është i hapur që takimi të ndodhë në prani të kamerave. Pra mundem me thënë nëse e formulojmë ndryshe Ardian Gjini e ka pranuar takimin me Albin Kurtin, por ai takim le të jetë publik, le të jetë transparent”, ka deklaruar Ramadani në Klan Kosova.
Ai tha se Aleanca nuk e konteston fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit dhe as të drejtën e saj për ta pasur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar Qeverinë.
Megjithatë, për mbështetjen e kuorumit, Aleanca ka kërkuar zotimin për gjashtë vendime që i konsideron strategjike për shtetin, përfshirë çështje që lidhen me energjinë.
Ai kritikoi Vetëvendosjen dhe Kurtin, duke pretenduar se bllokimi i institucioneve po përdoret si alibi për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

T� tjera
-
Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Parlamenti Evropian që t...
-
Presidentja Shiroka Pula reagon pas aktgjykimit ndaj Thaçit: Ngrihen shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas aktgjykimit të so...
-
Hoxha takohet me Marta Kos: Angazhimet duhet të kthehen në reforma dhe anëtarësim
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi ...
-
E ofendoi Mbappen me gjeste raciste, tifozi dënohet me 11 muaj burgim
Real Madridi ka bërë të ditur se një tifoz është dënuar me 11 muaj burgim për...
-
Tragjedi në Itali, shoferja përplas me makinë për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës
Një shqiptar 64-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në Itali...
-
Shqipe Mehmeti Selimi: Dënimi i sotëm i Thaçit dhe të tjerëve, i papranueshëm
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar lidhur me ak...
-
Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë përmes një dokumenti që kanë publik...
-
CNN: Inteligjenca amerikane beson se Irani po zhvillon plane për të shpërthyer bo*mbë në Washington
Irani po harton plane për të shënjestruar zyrtarë të lartë të administratës s...
-
Ndeshja Irlandë-Kosovë, ambasadori irlandez: Moment historik, presim një ndeshje të shkëlqyer
Ragnar Almqvist, ambasador i Irlandës në Kosovë, ka reaguar për ndeshjen e so...
-
Kosova i rikthehet lobimit në SHBA, Konjufca nënshkruan me kompaninë që e kishte angazhuar edhe Thaçi
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuar...
-
U akuzua për favorizime dhe shitje të mundshme të bakrit si hekur në “Pallatin e Rinisë”, Adem Bucolli mohon akuzat – Çfarë tregojnë dokumentet?
Adem Bucolli, udhëheqës i Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes kundër Zja...
-
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në mungesë kuorumi, Gola: Për vazhdimin e seancës mbeti të dakordohen shefat e GP
Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet. Nënkryetari...

































