Ramadani: Ja nga kush varet Feronikeli për ta fituar titullin kampion

Autori: Gazeta inFokus
16:53 | 31 October 2018
Feronikeli vuan por në fund fiton ndaj Drenicës në shtëpi (2-1). Një fitore të tillë me plot vuajtje dhe mundim e kishte parashikuar edhe kryetrajneri i skuadrës nga Drenasi Zekirija Ramadani i cili ka mbetur i kënaqur nga angazhimi i futbollsitëve të tij me rastin e fitores.
“Fusha e lojës e vërtetoi epitetin derbi që mbante kjo sfidë para fillimit të ndeshjes. E kemi pritur që do e kemi një ndeshje kaq të vështirë duke e parë edhe cilësitë e skuadrës kundërshtare, por futbollistët treguan angazhim të madh dhe vullnet për ta fituar këtë ndeshje, me ç’rast edhe i përgëzoj. Kemi shpërdoruar shumë raste, sikur fati na ktheu shpinën në këtë përballje. Vetëm Kastriot Rexha kishte një numër të madh rastesh për të realizuar dhe mendoj sikur ti shfrytëzonim vetëm 20% të rasteve në këtë përballje do e fitonim më me lehtësi këtë ndeshje”, deklaroi Zekirija Ramadani për “Super Sport Kosova”.
Tekniku shkupjan më tej foli edhe për presionin që ka skuadra e tij për ta mbajtur mbi supe si lider i Ipko Superligës.
“Presioni ekziston sikurse në çdo kampionat tjetër dhe sikurse për çdo objektiv tjetër. Por, kemi gjithë eksperiencën e duhur dhe besoj se mund ta përballojmë pa ndonjë problem. Varemi nga vetja jonë pasi jemi lider në tabelë dhe sikur ti fitojmë të gjitha ndeshjet nuk kemi pse ti shikojmë rivalët”, deklaroi Ramadani.
Me vetëm 12 ndeshje të zhvilluara Feronikeli kryeson renditjen tabelare me 29 pikë.

Të tjera
-
“Futbollistët tanë mezi shpëtuan gjallë në Tiranë”, mediat serbe me tituj dramatik për ndeshjen me Shqipërinë
Mediat në Serbi e kanë kthyer në dramë përballjen e sotme mes Shqipërisë dhe ...
-
Sylvinho: Merituam shumë më tepër – jam i zhgënjyer me rezultatin por krenar me lojtarët
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin 0-0...
-
Gjimshiti: Bëmë lojë të mirë – edhe një pikë është okej
Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares Shqiptare, tha se bashkëlojtarët e tij...
-
Fëmijët shqiptarë “çmendin” mediat serbe
Mediat në Serbi po e konsiderojnë “skandal” se shoqëruesit e futbollistëve se...
-
Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”
Pjesëtarë të Policisë së Shtetit e kanë larguar sot flamurin e Ushtrisë Çliri...
-
Përfundon pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi
Ka përfunduar pa gola përballja Shqipëri-Serbi. Shqipëria në pjesën e dytë...
-
Super atmosferë në sheshin Skenderbeu në Shkup në përkrahje të Shqipërisë
Atmosferë e zjarrtë në sheshin Skënderbeu në Shkup po mbizotëron sonte për nd...
-
Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve
Zvarritje të procesit, shkelje të afateve dhe qasje joprofesionale nga Prokur...
-
Shkup: Reshjet e shiut, shtohet frika për përmbytje
Përmbytjet e një dite më parë në rajonin e Shkupit nxorën në sipërfaqe munges...
-
Shqipëria dështon nga penalltia në fund të pjesës së parë, mbyllet me barazim pjesa e parë ndaj Serbisë
Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më ...
-
Gjysmë ore lojë në “Air Albania”, rezultati ende ai i startit
Përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë të vlefshme për kualifikimet e Kampiona...
-
Pas dhjetë minutave serbët nisën ankesat, Lukic tha se u godit në kokë gjatë një këndoreje
Shqipëria po përballet me Serbinë në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore pë...