Rama: Shërbimet partnere patën vlerësime të shkëlqyera, Vlora Hyseni i ka borxh të madh moral Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus
16:06 | 27 September 2026
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e quajti “fatkeq” skandalin me ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni, e cila ndodhet nën arrest shtëpiak, nën dyshimin për “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.
Me t’u kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rama iu drejtua shqiptarëve nga aeroporti, ku tha se Hyseni kishte marrë referenca të shkëlqyera nga shërbimet sekrete partnere para se ai ta vinte në krye të SHISH-it.
“Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë. Kjo nuk ha asnjë diskutim. Kurse mbrojtja e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe jo vetëm, nga çdo dëm i panevojshëm kolateral, është detyrë e të gjithë shtetit”, tha ai.
Rama tha se e ka vlerësuar punën e 42-vjeçares nga Kosova në drejtimin e Shërbimit Informativ të Shqipërisë.
“Po njësoj, vlerësimet e partnerëve ndërkombëtarë për punën e saj kanë qenë vijimësisht shumë pozitive. Ndërsa orvatjet e këtyre ditëve për ta shpjeguar emërimin në krye të SHISH-it me tyrli lloj fantazish konspirative, nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me të vërtetën”, tha ai.
Në vijim ai shpjegoi se si e emëroi atë në krye të shërbimit sekret të vendit.
“Si zakonisht e vërteta është e thjeshtë. Fillimisht ka nisur të punojë pranë meje në rolin e këshilltares që mbulonte marrëdhëniet me institucionet e sigurisë. Pas një periudhe jo të shkurtër në atë rol, si dhe bazuar mbi referencat e shkëlqyera të marra nga shërbimet parnere — nënvizoj: e shkëlqyera — ajo është emëruar drejtuese e Shërbimit”, tha ai.
Rama tha se Hyseni tani “ka hapur llogari të vështirë me drejtësinë” dhe “i ka borxh të madh moral” Shqipërisë.
“As nuk vihet sot në diskutim se ish drejtuesja e SHISH-it ka hapur një llogari shumë të vështirë me drejtësinë, përveçse ka hyrë në një borxh të madh moral me këtë vend ku mori besim të pakursyer”, tha ai.
Vlora Hyseni ishte shkarkuar nga pozita e zëvendësdrejtoreshës në AKI në qershor të vitit 2021, me vendim të presidentes së atëhershme të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Institucionet e Kosovës nuk kishin dhënë asnjëherë detaje për arsyet e shkarkimit. Ajo u detyrua t’i dorëzonte materialet që i kishte administruar dhe t’i ruante informacionet e marra gjatë ushtrimit të detyrës. Në një komunikatë të lëshuar nga institucionet e Kosovës atëherë, thuhej se vendimi për shkarkimin e saj ishte mbështetur në ligjin për shërbimin sekret. Aty përmendej se “zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara” përbënte vepër penale sipas legjislacionit në fuqi.
Pas largimit nga AKI-ja, Hyseni në shtator të atij viti u bë këshilltare për sigurinë kombëtare e Ramës.
Në vitin 2023, ajo u emërua në krye të SHISH-it në Shqipëri.

T� tjera
-
Bie çmimi i naftës për 4 centë, kreu i shoqatës paralajmëron ulje të tjera gjatë kësaj jave
Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej 4 centësh, ndërsa ulje të tjer...
-
Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryes...
-
Pasi Kurti foli për 171 mjekë të kthyer, Këshilltari i Vitisë “saktëson”: 12 u kthyen në Kosovë, 159 janë licensuar
Durim Elshani, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbrojtu...
-
Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bër...
-
Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njo...
-
Shifrat demantojnë Albin Kurtin – Nuk janë 85 mijë vende të reja pune por vetëm 12,690
Kryeministri Albin Kurti po krenohet me rezultatet e qeverisjes së tij në eko...
-
Shqiptarët në Mynih garojnë me listën e tyre në zgjedhjet për Këshillin e Migracionit – kërkojnë mbështetje
Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Mynih të Gjermanisë do të kenë mundësin...
-
Hoti: Kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për nivelin e ulët të...
-
Katër raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, tre të arrestuar përfundojnë në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë s...
-
Lista Studentore që sfidoi Vuçiqin zbarkon në Kosovë, me retorikë të ngjashme me Listën Serbe
Përfaqësuesit e Listës Studentore të Serbisë kanë zhvilluar një vizitë në Kos...
-
Pas “gafës” së mjekëve, Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një ...
-
Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë
Dëshmitarja e mbrojtjes në rastin ndaj Endrit Nikës, doktoresha Blerina Gashi...
































