Rama: Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” s’do të mbesin pa punë, angazhimi i operatorit privat është mbështetje për ta
Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 04 December 2024
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se nuk do të lejojnë që pastrimi i kryeqytetit të sabotohet për arsye politike. Ai ka shtuar se punëtorët e kompanisë “Pastrimi” nuk do të mbësin pa punë dhe qytetarët nuk do të mbesin pa shërbimin e grumbullimit të mbeturinave.
“Nuk do të lejojmë që pastrimi i kryeqytetit të sabotohet për arsye politike! Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” nuk do të mbeten pa punë, dhe qytetarët e kryeqytetit nuk do të mbeten pa shërbimin e grumbullimit të mbeturinave.”
Rama ka thënë se për shkak të “kapaciteteve të pamjaftueshme” të kompanisë “Pastrimi” për t’i përmbushur nevojat e kryeqytetit në muajin maj kanë angazhuar operator privat.
“Për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme të kompanisë “Pastrimi” për të përmbushur nevojat e kryeqytetit, që nga muaji maj kemi angazhuar operator privat, për të garantuar shërbime cilësore të merituara për qytetarët.”
Sipas tij, angazhimi i operatorit privat dhe furnizimi i Kryeqytetit me kontejnerë të rinj kanë “përmirësuar dukshëm” menaxhimin e mbeturinave.
Rama ka thënë se asambleistët e opozitës “po bëjnë përpjekje për të ndryshuar rregulloren që do të pamundësonte ofrim-shërbimin nga operatorët privatë”
Ai shton se një vendim i tillë do të rikthente problemet e mëparshme me mbeturinat, duke rrezikuar shëndetin publik dhe cilësinë e jetesës në Kryeqytet.
Poashtu Rama në fund ka thënë që angazhimi i operatorit privat është mbështetje për kompaninë “Pastrimi”.
“Shprehim keqardhje për politizimin e këtij shërbimi thelbësor. Penalizimi i qytetarëve për arsye politike është johuman dhe i papranueshëm. Përhapja e dezinformatave se punëtorët do të mbeten pa punë është një përpjekje e ulët për të krijuar frikë dhe panik. Angazhimi i operatorit privat ishte dhe mbetet një mbështetje për kompaninë “Pastrimi” dhe jo një zëvendësim i saj. Kështu, do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen!”
Sot punëtorët e kompanisë “Pastrimi” kanë protestuar duke thënë që komuna i ka kamionët e rinj por qëllimisht s’po ua jep për përdorim. “Përparim ti ku je, kamionin ku e ke?” ishte një nga thirrjet e tyre.
Ndërkaq PDK në Prishtinë ka thënë që kryetari Përparim rama që 3 vjet nuk e ka blerë asnjë kamion dhe se ai po synon ta falimentojë kompaninë “Pastrimi” dhe “t’i lë 900 punëtorë pa punë”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje ...
-
Zjạrr në një banesë në Shkodër, dyshohet se brenda ndodhet një grua
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Shtoj në Shkodër. Euronew...
-
Faruk Mujka i VV-së e krahason KTV-në me Sputnikun, reagon AGK
Kryshefi i Ibër-Lepencit, Faruk Mujka, pjesë e partisë në pushtet, Lëvizjes V...
-
Kurti nesër në Sarajevë, Dodik: Gjërat në BeH do të komplikohen ndjeshëm nëse vjen Kurti
Kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë më 5 dhjetor në Sarajevë, ku një ditë...
-
Osmani nuk përjashton se mund të ketë sulme të reja në Kosovë
Presidentja e Kosovës nuk përjashton mundësinë që vendi të jetë sërish cak i ...
-
Bie qeveria në Francë
Kryeministri i Francës, Michel Barnier, është rrëzuar nga posti pasi partitë ...
-
Analiza e akademikut grek: 28 Nëntori i shqiptarëve duhet të festohet zyrtarisht edhe në Greqi
Akademiku grek, Dimitris Christopoulos, ka propozuar që festa e 28 Nëntorit t...
-
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, proteston nesër
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se më 5 dhjetor...
-
Kurti takon Komisioneren për Zgjerim të BE-së, kërkon largimin e masave ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel u mirëprit nga Komisionerja e...
-
Limaj e Lushtaku nga Skënderaj: Angazhimi ynë do të jetë i pandalshëm derisa Kosova ta ketë sigurinë e plotë
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka publikuar foto nga Skenderaj në shoqëri t...
-
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për raportet rajonale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të shkojë të enjten në mbrëmje, më 5 ...
-
Molliqaj: Kurti akuzoi Serbinë, mediat e opozitën, ende pa u bë 4 ditë nga sulmi shihet në të njëjtën fotografi me Vuçiqin
Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se kryeministri Albin Kurti në natën e...