Lajme

Rama për Rugovën: E përkujtojmë dedikimin dhe rrugëtimin paqësor të tij drejt pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 21 January 2023

Kryetari i Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e tij të vdekjes.

Rama thotë se në 17 vjetorin e vdekjes përkujton dedikimin dhe rrugëtimin paqësor të Rugovës drejt pavarësisë së vendit.

“Në 17 vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, përkujtojmë dedikimin e tij të pareshtur dhe rrugëtimin paqësor drejt pavarësisë së vendit tonë”, ka shkruar Rama në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera