Rama në Bruksel: Ndikimi rus është arsyeja pse rajoni duhet të jetë i bashkuar
Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 07 December 2022
Rajoni duhet të rrijë bashkë për shkak të ndikimit rus. Ishte kjo kryefjala e diskutimit të kryeministrit Edi Rama në sesionin e diskutimeve në Bruksel, një ditë pas samiti BE-Ballkani perëndimor në Tiranë.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare përjashtoi ndikimin rus në vendin tonë, por mund të jetë problem në rajon, ndërsa vlerësoi edhe Serbinë.
“Në vendet e tyre ndikimi rus është i pranishëm, rreziku rus është real. Në Shqipëri askush nuk do t’ia dijë për Rusinë se kishin Stalinin deri në ‘90 e hoqën qafe më parë dhe tani po u hyn nga dera e pasme. Kjo është arsyeja pse rajoni duhet të rrijë bashkë. Me një qasje jo shumë aktive nga BE gjërat mund të bëhen problematike, nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i i zi dhe përtej kësaj hapësire. Prandaj duhet të bëhemi bashkë, prandaj edhe Serbia është e përfshirë deri tani, jo tërësisht kur vjen fjala për sanksionet, por për të mbajtur të njëjtën linjë në OKB në dënimin e agresionit është mirëfilli pjesë”, tha Rama.
Sa i përket anëtarësimit Rama tha se është i kushtëzuar nga detyrat individuale të bazuara në meritë, por theksoi përkushtimin e besnikërinë ndaj BE-së.
“U bëmë kaq të përkushtuar ndaj BE saqë askush nuk mund të na ndalojë. Jo vetëm që jemi të përkushtuar ndaj perandorive. Kemi qenë besnik ndaj Stalinit. Ne do jemi këtu të mbrojmë BE nga BE deri në fund. Nëse duan të largohen ne do t’u themi nuk do të ikni. Ata nuk po e hapin derën. Të krijojmë mekanizma afrimi që nuk janë të kushtëzuara nga detyrat individuale të bazuara në meritë”, shtoi kryeministri.
“Mendoj që diçka thelbësore po ndryshon, ajo që u sugjeroj miqve të mi mos e shihni ndryshimin përmes anëtarësimit, por në një tjetër mënyrë. Për anëtarësimin duhet të punojmë fort, të bëjmë detyrat e shtëpisë. Nuk mund të kërkojmë diplomë pa bërë universitetin. Të jemi plotësisht të aftë të qëndrojmë me ata”, tha Rama.
Për samitin e një ditë më parë në Tiranë, Rama tha se Shqipëria solli buzëqeshje në fytyrat e liderëve europianë.
“Dje sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyre. I patë fytyrat e tyre dje. Ishin më mirë se kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm dhe qytetet e tyre depresive të mëdha. Ishte njësoj sikur njerëzit kishin dalë nga një shpellë për një kohë të gjatë dhe po i gëzoheshin diellit dhe këto janë gjëra të mira që iu dhamë dje BE”, tha kryeministri.
“Buzëqeshja është më e thellë seç duket shqiptarët janë shumë besnikë dhe nuk janë kurrë të mërzitshëm, ne jemi shumë besnikë. Vendi më proevropian në kontinent, ne kemi ardhur nga ferri, jo nga ferri francez që është parajsa që ata e quajnë ferr, por ferri i vërtetë kemi qenë tërësisht të izoluar. Samiti ishte ngjarje e jashtëzakonshme historike. Ishte një sinjal i qartë që BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE. Ne vijmë nga ferri”, tha gjatë fjalës në panel ku shoqërohej nga Stevo Pendarovski, Presidentin e Maqedonisë së Veriut dhe Dritan Abazović, Kryeministrin e Malit të Zi.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (E Martë) në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me resh...
-
Rrezarta Krasniqi nga inaugurimi i Trumpit: SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh
Deputetja nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi sot...
-
Mbesa e lumtur për rikthimin e gjyshit president
Donald Trump është betuar sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara t...
-
Von der Leyen: BE-ja pret të punojë nga afër me Trumpin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpi...
-
Memli Krasniqi: Bedri Hamza do të përfundoj autostradën e Gjilanit-Albin Kurti as fabrikën e keçapit nuk e bëri e po bën autostradën
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës(PDK), Memli Krasniqi në emisionin Ru...
-
Memli Krasniqi: Kësaj radhe do të kemi mbështetje shumë më të madhe nga mërgata
Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin ...
-
Daut Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vizita në SHBA – Shkëlqim Devolli në Capitol, me përcjellje të Shërbimit Sekret
Shkëlqim Devolli, ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, ...
-
Memli Krasniqi viziton luftëtarin e UÇK-së në Malishevë: Në qeverisjen e PDK-së veteranët do të trajtohen me dinjitet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mali...
-
Kallas uron Trumpin: Bashkë jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Dona...
-
Ferat Shala fton qytetarët të mbështesin Betim Gjoshin në zgjedhjet e 9 shkurtit : Një djalë i palodhur dhe i përkushtuar
Kandidati për deputet me numër 16 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza në Dragash: 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka mbajtur një tubim ed...