Sport

Ralf Rangnick debuton me fitore në stolin e Manchester Unitedit

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 05 December 2021

Trajneri gjerman, Ralf Rangnick, ka debutuar me fitore në stolin e Manchester Unitedit, shkruan Gazeta inFokus.

‘Djajtë e Kuq’ kanë triumfuar përballë Crystal Palaces me rezultat minimal 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 15-të në Premierligë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Old Trafford’, golin e vetëm për vendasit e shënoi Fred në minutën e 77’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Unitedi renditet i gjashti me 24 pikë, kurse Crystal Palace mbetet i 12-ti me 16 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera