Lajme

Radioterapia jashtë funksionit, i gjithë stafi shkojnë në trajnim dy ditë radhazi

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 21 December 2022

Reparti i radioterapisë në klinikën e Onkologjisë është pajisur me aparaturë të re të tomografisë së kompjuterizuar.

Me këtë rast kjo klinikë vendosi që i gjithë stafi të trajnohet për dy ditë radhazi. Andaj në dy orare të paradites dhe pasditës nuk kishte shërbime ndaj pacientëve.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, e gjitha kjo ka një qëllim.

-Advertisement-

“Kjo po bëhet me qëllimin e vetëm që kualiteti i shërbimeve në klinikë të rritet në vazhdimësi, duke e pasur përherë në prioritet shëndetin e pacientëve tanë”, thuhet në sqarimin e SHSKUK-së.

Krejtë këtë, Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Tevide Imeri, po e cilëson si  menaxhim jo të mirë.

“Po të mbyllet një repart kaq i rendesishem siq është reparti i radioterapisë është më shumë se zhgënjim dhe të i vuhet qelsi dy ditë dhe i gjithë stafi të shkoj në trajnim mendoj se është një menaxhim jo i mirë”, tha ajo.

Njësoj po mendojnë dhe nga Shoqata e Pacientëve.

Besim Kodra nga kjo shoqatë shprehet se menaxhim më i mirë, do të ishte ndarja e stafit për trajnim, në dy pjesë.

“Ky lajm do të ishte më i mirë sikur të kishte edhe organizim më të mirë të funksionimit normal të klinikës sepse e pamë nga komunikata që shërbimet e radioterapisë janë ndërprerë sepse stafi është në trajnim dhe një gjë e tillë mendoj se nuk duhej të ndodhte ka mundur të menaxhohej më mire sikur stafi të ndahej në dy pjesë”, tha Kodra.

Aparatuara e re është dora e fundit e teknologjisë, i cili është blerë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe ka kushtuar mbi 345 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera