Qyteti Feniks i Arizonës, temperatura të larta dhe nxehtësi vdekjeprurëse

Autori: Gazeta inFokus
07:13 | 25 July 2022
Qyteti Feniks i Arizonës është një nga qendrat urbane më të nxehta në Shtetet e Bashkuara. Gjatë dy viteve të fundit, më shumë se 300 amerikanë humbën jetën respektivisht nga shkaqe të lidhura me temperaturat e larta.
Qyteti Feniks i është bashkuar një numri qytetesh të tjera në rritje që po përpiqen të gjejnë mënyra për të përballuar temperaturat e larta si rezultat i ndryshimeve klimatike.
Punonjësit dhe vullnetarët mblidhen dy herë në ditë për të shpërndarë furnizime me ujë dhe freskuese për banorët e qytetit Feniks të Arizonës, ku temperaturat ditore arrijnë 43 gradë Celsius.
“Temperaturat variojnë nga 45 gradë Celsius në 46 gradë. Është shumë nxehtë”, thotë Emilio Rodriguez, banor i qytetit Feniks.
Një vit më parë qyteti krijoi një njësi të posaçme për të trajtuar situatën e krijuar nga temperaturat e larta, e cila drejtohet nga shkencëtari dhe eksperti i klimës David Hondula.
“Temperaturat gjatë natës po rriten më shpejt se temperaturat gjatë ditës. Sezoni i verës është zgjatur. Jemi me fat sepse nuk kemi arritur temperaturën rekord të shënuar në vitin 1990”.
Atë vit temperatura arriti në 50 gradë Celsius. I nxehti përvëlues mund të jetë vdekjeprurës për më shumë se 5 mijë të pastrehët e atij qyteti.
Disa strehohen në makina. Të tjerë ngrenë tenda në parqe ose në trotuare, nga ku duhet të largohen tre herë në javë gjatë pastrimeve të komunales.
Punonjësit e qytetit, si Mia Sanford, ofrojnë ndihmë për të gjetur strehim.
“Ata mund të më telefonojnë, të dërgojnë email, apo mesazhe që që t’i ndihmoj”, thotë për Zërin e Amerikës Mia Stanford, punonjëse e sherbimeve sociale të qytetit.
Por qiraja po rritet po aq shpejt sa temperatura dhe nuk ka banesa të mjaftueshme për shtresën e varfër.
Libraritë, bizneset dhe ambjentet sportive po përdoren si qendra të përkohshme ku njerëzit mund të rrinë në ajër të kondicionuar dhe të marrin pije freskuese falas.
Në disa rrugë është vënë një shtresë mbrojtëse pasi asfalti është shkrirë nga i nxehti. Qyteti ka mbjellë mijëra pemë, jo aq sa duhet, për të bllokuar rrezet e forta të diellit.
David Hondula, i cili drejton përpjekjet e qytetit për të luftuar ndryshimet klimatike, thotë për Zërin e Amerikës se në qendër të vëmendjes janë shtesat e rrezikuara me të ardhura të ulta.
“Po përpiqemi të tërheqim vëmendjen tek nevojat për banesa për të varfërit dhe strehimore, sepse këto investime do të ndihmonin shtresat e varfëra të shmangin sëmundjet e lidhura me temperaturat e larta”.
Majami, Athina, Freetown në Sierra Leone dhe qyteti Los Angelos janë mes qyteteve të tjera që kanë ngritur njësi të posaçme për trajtimin e situatës së krijuar nga temperaturat e larta.
Një sfidë tejet e vështirë për shumë qytete në mbarë botën për të ndihmuar shtresat në nevojë./VOA
Të tjera
-
Agim Musliu tregon momentin kritik dhe emocional se si hyri në Reçak me agjentin amerikan
Një nga ngjarjet më dramatike të luftës në Kosovë por ngjarja që bëri kthesë ...
-
Aksident i rëndë në rrugën Levan – Tepelenë, 8 të lënduar, prej tyre dy fëmijë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepele...
-
Ekskluzive: Kështu u tentua të vritej tri herë William Walker gjatë luftës në Kosovë
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili ishte edhe shef i sigurisë së ambasa...
-
Fundjavë me shi, ja kur kthehet i nxehti
Nga dita e hënë pritet mot relativisht më stabil, me më shumë intervale me di...
-
Musliu: Gjeneralët e NATO-s i dhanë mesazh të qartë Serbisë, nëse fusin ushtrinë në Kosovë
Eksperti i sigurisë Agim Musliu, në emisionin N’Konak, ka treguar se çfarë iu...
-
Abazoviq shpallë tri ditë zie pas tragjedisë në Cetinë
Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi...
-
Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë...
-
Clewlow: KFOR-i do të jetë në kontakt me palët kosovare dhe serbe për të ofruar siguri
Ish-oficeri britanik në Kosovë Ade Clewlow ka thënë se KFOR-i do të jetë në d...
-
FBI mori 11 sete dokumentesh nga shtëpia e Trump
FBI mori 11 grupe dokumentesh të klasifikuara nga rezidenca e Donald Trump në...
-
Tragjedia në Mal të Zi, si ndodhi ngjarja
Tridhjetë e katër vjeçari Vuko Boriloviç ka vrarë disa persona në Cetinje dhe...
-
Deklarata e Kurtit për shaminë i bie në sy njeriut të Erdoganit, Osman Atalay
Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e...
-
Hill para takimit Kurti-Vuçiq: Është koha që Asociacioni të merret seriozisht – të vendoset në tryezë
Ambasadori amerikan Christopher Hill tha sot se në vazhdimin e dialogut Prish...