Lajme

Qytetari publikon pamje nga Podujeva ku shihet se një grua ka ekspozuar flamurin e Serbisë në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 22 September 2026

Një qytetar ka publikuar një video, për të cilën thotë se është realizuar në Podujevë dhe se në të shihet flamuri i Serbisë i ekspozuar në një shtëpi, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”,, ka publikuar videon ku thotë se në atë shtëpi jeton një grua serbe, e ku për herë të parë që nga paslufta ajo ka shfaqur edhe flamurin e serbisë dritaret e shtëpisë së saj.

Përmes këtij postimi qytetari e ka ndërlidhur këtë rast edhe me ndryshimet ligjore për nënshtetësinë.

-Advertisement-

“Për herë të parë që nga paralufta, në Podujevë një serbe me flamurin e saj të ekspozuar në shtëpi! Kjo është dhuratë e ligjit të ri të nënshtetësisë”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë dhe videon:

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy