Lajme

Qytetari në Pejë gjen para në rrugë, policia kërkon pronarin

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 22 August 2024

Një qytetar i Pejës ka gjetur një shumë të parave në rrugën “Jani Vreto” dhe të njëjat i ka dorëzuar në stacionin policor të këtij qyteti.

Policia përmes një njoftimi në Facebook, ka ftuar personin që i ka humbur ato.

“Stacioni Policor në Pejë informon qytetarët se më datë 21.08.2024, një qytetar ka gjetur një shumë parash në rrugën “Jani Vreto” në Pejë dhe i ka dorëzuar këto para në Stacionin Policor Pejë. Personi që ka humbur këtë shumë parash është i ftuar të paraqitet në Stacionin Policor Pejë për të identifikuar dhe marrë mjetet e humbura. Falënderojmë qytetarin për veprimin e tij dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në komunitet dhe inkurajon çdo veprim të tillë që kontribuon në mirëqenien e përgjithshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera