Lajme

Qytetari i reagon Vlora Çitakut pasi u mburr me Shqipërinë: “Janë vaksinuar me vaksina ruse”

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 28 May 2021

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku është mburrur me Shqipërinë pasi janë vaksinuar 750 mijë qytetarë.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në facebbok ku tregon se sa persona janë vaksinuar deri më tani në Shqipëri dhe ka shkruar edhe “Bravo Shqipëri 👏🇦🇱👏”.

Çitakut në këtë postim i ka reaguar edhe një komentues duke i thënë se ata janë vaksinuar e vaksina ruse dhe si duket kjo nuk ka rëndësi shumë për ish ambasadoren.

-Advertisement-

“Sa prej tyre jan vakcina Kineze apo ruse apo nuk ka rendsi”, shkruan komentuesi.

Ndërsa Çitaku i përgjgijet  në këtë formë.

“Shumica jane AZ, po ka edhe Kineze, Ruse, Pfizer. Shqiperia ka bere nje menagjim te shkelqyer. Per cdo lavdate”, ka shkruar në përgjigjen e saj ndaj komentuesit, Çitaku.

Ndërsa kujtojmë se në Kosovë deri më tani janë vaksinuar vetëm mbi 60 mijë qytetarë./Gazeta inFokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera