Lajme

Qytetari i frustruar nga kolonat, ia çon një mesazh Përparim Ramës

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 28 October 2022

Mëngjesi i sotëm gjeti Prishtinën në një kaos komunikacioni. Kjo pasi që po bëhet testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Vërehen kolona të gjata, vetura të cilat janë të bllokuara në rrugë e qytetarë të frustruar me gjendjen.

Ndër ta ishte edhe një mërgimtar nga Gjermania, i cili i tha RTV21 se ka tri orë ka mbetur i bllokuar në rrugë. Madje ai i dërgoi edhe një porosi Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

-Advertisement-

“Jam vonu boll, po s’kam çka me bë me fluturu s’po mundemi, qe Përparim se u mësu në Londër, në Londër ndryshe është këtu ndryshe është.. Unë edhe sot e nesër eca për Gjermani”, tha qytetari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera