Lajme

Qytetarët mund të pajisen online me certifikatën e evidencës penale

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 23 December 2022

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në kuadër të një projekti të përkrahur nga Bashkimi Evropian ka prezantuar të premten platformën online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale.

Projekt ky i punuar për gjashtë vite, do t’u mundësoj qytetarëve të vendit që të nxjerrin certifikatën e gjendjes penale nga shtëpia apo zyra duke u qasur online, brenda disa minutave, pa pasur nevojë të shkojnë fizikisht në Gjykatë.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka thënë se ky projekt është një storie suksesi.

-Advertisement-

“Ky projekt përbën një storie suksesi, të institucioneve vendore me ato ndërkombëtare. Zhvillimi gjyqësorit nga perspektiva jonë është i pamundshëm pa ndihëm e partnerëve ndërkombëtarë. Kishim një sistem jo unik në Republikën e Kosovës, pasi nënkuptonte …konfirmoj se kemi 700 qytetarë që vizitojnë gjykatën sot, e ky është lajm i mirë…”, ka thënë Zogaj.

Ndryshe, gjatë ceremonisë të përurimit u tha se evidenca gjatë gjithë kohës do të përditësohet me të dhëna të reja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera