Qindra miliona euro në rrezik, shoqëria civile kërkon të ndalohet keqpërdorimi i tyre
Autori: Gazeta inFokus
15:10 | 24 February 2019
Projektligji për Organizatat jo qeveritare, i miratuar në nëntor të vitit të kaluar, po konsiderohet se po rrezikon funksionimin dhe po i hap rrugë keqpërdorimit e korrupsionit të sektorin joqeveritar.
Të paktën kështu thotë shoqëria civile në Kosovë, ku i është bërë thirrje gjithë deputetëve që në seancën e radhës të votojnë pro amendamenteve të Presidentit që e kthejnë ligjin në gjendjen paraprake, pa amendamentin 31 që i është bashkangjitur në momentet e fundit këtij ligji.
Fondacioni për Shoqëri Civile(KCSF) shprehet se projektligji për OJQ-të me amendamentet e fundit ka bërë që Kosova të jetë shteti i parë në Evropë që lejon, që pasuria e sektorit joqeveritar, të tjetërsohet dhe të transformohet jashtë këtyre organizatave të shoqërisë civile.
Drejtori i kësaj organizate, Taulant Hoxha thotë se ndërmjet kësaj dispozite po ju hapet rrugë keq përdorimeve të shumta dhe se kjo e parandalon cilindo donator për të ndihmuar sektorin joqeveritar.
Ai ju bënë thirrje gjithë deputetëve që në seancën e radhës të jenë të pranishëm dhe të votojnë për amendamentet e Presidentit që e kthejnë projektligjin në gjendjen e mëhershme, pa amendamentet e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.
“Ky është problemi më i madh dhe hap rrugë për keqpërdorim të shumta në vlera qindra milionëshe. Por, dhe në konceptin e shoqërisë civile. Kjo e parandalon cilido donator qoftë një individ i vendit i huaj. Qoftë një donator i huaj, qeverinë e Kosovës që me ndihmuar sektorin joqeveritar sepse nuk e ka sigurinë që ajo ndihmë do të përdoret për misionin, por shumë lehtë mundet me përfunduar në xhepat privat…deputetët e kanë shumë të qartë, për të përkrah këtë nisme tonën, këtë kërkesë e që është parandalimi i rrezikut për shoqëri civile duhet të vijnë në sall dhe të votojnë për. Çfarëdo mungese të tyre, realisht i hap rrugë shkatërrimit të sektorit, ndërmjet kësaj dispozite”, thotë drejtori i KCSF-së, Taulant Hoxha.
Edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi shprehet i ashpër kundër kalimit të projektligjit në këtë formë.
Drejtori i këtij instituti, Betim Musliu thotë se në këtë mënyrë do të rrezikohet në tërësi sektori joqeveritar.
“Nëse kalon ligji kështu siç është miratuar në Kuvendin e Kosovës, atëherë rrezikohet në tërësi sektori joqeveritar, rrezikohen në tërësi organizatat joqeveritare. Mundësohet keqpërdorimi dhe korrupsioni në sektorin joqeveritar….me aq sa ne kemi mundur me dalluar gjithë kjo nuk duket që është diçka e rastësishme, por është shumë e qëllimshme dhe tendencat në fakt që vazhdimisht sektori jo qeveritar në të cilin bëjnë pjesë organizatat mikro financiare kanë qenë vazhdimisht i sfiduar që thjeshtë të bëhet një rregullim në lidhje me këto organizata që menaxhojnë miliona e të cilat po shihet në forma të ndryshme janë munduar që këtë buxhet të akumuluar të shndërrojnë në buxhet prej të cilit mund të përfitojnë individët”, thotë ai.
Kurse, nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Shqipe Pantina i del në krahë organizatave joqeveritare.
Ajo thotë se janë disa nene tek projektligji për OJQ-të që e cenojnë parimin e punës së lirë të tyre
Për këtë arsye, Pantina, i bënë thirrje deputetëve që në seancën e radhës kur vijnë rekomandimet e presidentit të votojnë pro tyre.
“Këto nene në përgjithësi e cenojnë parimin e asocimit të lirë dhe njëra nga ato, të cilët ju po e përmendi unë ju bëj thirrje të gjithë deputetëve që në seancën e radhës kur rekomandimet e presidentit do të jenë në rend të ditës, të votojnë pro tyre në mënyrë që pastaj Kosova mos të kritikohet dhe nga organizmat tjerë ndërkombëtar për përpjekjet për të cenuar lirin e asocimin për të drejtat e organizatave joqeveritare”, thotë ajo.
E inicuesi i këtyre amandamenteve, i cili është edhe kryetar i komisionit parlamentar, Nait Hasani nuk ka dashur të flas për këtë punë.
Për të votuar pro amendamenteve të presidentit Hashim Thaçi duhet që të votojnë mbi 61 deputetë dhe nëse nuk kalon atëherë do të mbetet në fuqi, ashtu siç është votuar.

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...

































