Qeveritë të spiunuara përmes Whatsapp
Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 01 November 2019
Përmes shërbimit të mesazhit, Whatsapp sipas një agjencie lajmesh janë përgjuar qeveri dhe ushtri në të paktën 20 vende të botës.
Një software përgjues i një firme izraelite ka shfrytëzuar një boshllëk sigurie.
Një numër jo i vogël anëtarësh nga qeveri dhe ushtri të të paktën 20 vendeve të botës sipas të dhënave të qarqeve të brendshme kanë qenë objekt përgjimi përmes shërbimit të mesazhit, Whatsapp.
Këtë ia kanë konfirmuar agjencisë Reuters disa persona, që janë ngarkuar me një hetim të brendshëm të degës së Facebook-ut, Whatsapp. Me një software spiunazhi mund të përgjoheshin smartphonët e të prekurve.
Whatsapp ka dorëzuar të martën aktakuzën kundër firmës izraelite të softwarëve NSO Group.
Kjo firmë akuzohet, se ka zhvilluar një program spiunazhi dhe e ka shitur atë, duke shfrytëzuar një boshllëk sigurie në serverat e Whatsapp-it.
Me këtë janë hakeruar smartphonët e më të paktën 1.400 përdoruesve. Të prekur janë edhe gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.
NSO kishte deklaruar më parë lidhur me akuza të tilla, se ka shitur programe spiunazhi vetëm për qeveritë që i përdorin ato në luftën kundër terrorit apo kriminalitetit.
Për akuzat e reja NSO nuk është prononcuar.
Kreu i Whatsapp-it, Will Cathcart ka deklaruar se ky grup paraqitet se punon me përgjegjësi për qeveritë.
“Por ne kemi zbuluar, se më shumë se 100 gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në majin e kaluar kanë qenë objekt sulmi. Ky keqpërdorim duhet të marrë fund.”
Kodi përmes videolidhjes
Sipas të dhënave, NSO ka përdorur një boshllëk sigurie në shërbimin e mesazhit, Whatsapp për të instaluar programin Pegasus.
Në smartphonët e përdoruesve është shfaqur vetëm një telefenatë videoje, shkroi Cathcart në një artikull për “Washington Post.
” Në të vërtetë pas rënies së ziles është instaluar një kod dëmtues për të instaluar softëare spiunazhi.
Shërbimi Whatsapp u bëri thirrje përdoruesve që të aktualizojnë celularin për të mbyllur këtë boshllëk sigurie.
NSO u identifikua pas disa muaj hetimesh.
Që në vitin 2016 ekspertët e kishin akuzuar këtë firmë, se ka ndihmuar në përgjimin e aktivistëve në Emiratet e Bashkuara.
Pegasus është në gjendje të aktivizojë kameran dhe mikrofonin e smartphoni-t të personit të përgjuar. DW
Të tjera
-
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas një aksidenti në Serbovc
Një person i cili është aksidentuar më 20 nëntor, ka ndërruar jetë ditën e dj...
-
Ministri Peci publikon mesazhin e një personi që e ofendoi rëndë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar mesazhin e një personi i cili e...
-
Gjuajtje me ạrmë në Koliq të Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq t...
-
Gjakovë: I dyshuari shkakton aksidentin dhe ikë nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Devë të Gjakovës. Një person ka...
-
Zhduket një grua në Podujevë
Një grua është raportuar e zhdukur në Obranqë të Podujevës. Në raport thuh...
-
Patën mosmarrëveshje në rrjete sociale 7 persona të përfshirë në rrạhje e plạgosje me thịkë në Lipjan
Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në fshatin Resinoc të Lipjanit ku pas nj...
-
Presidentja Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumb...
-
Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia
Ushtria serbe raportohet se i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva...
-
Kur do të hapet Ura e Ibrit ?
Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të S...
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...