Lajme

Patën mosmarrëveshje në rrjete sociale 7 persona të përfshirë në rrạhje e plạgosje me thịkë në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 26 November 2024

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në fshatin Resinoc të Lipjanit ku pas një mosmarrëveshje në rrjete sociale, shtatë persona janë përfshirë në një rrahje ku është përdorur edhe thika, shkruan Gazeta Infokus.

Si pasojë janë lëndura 2 persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas policisë janë intervistuar shtatë të dyshuarit derisa njëri nga ta i mitur është ndaluar në mbajtje.

-Advertisement-

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth rrjeteve sociale, janë rrahur mes veti 7 persona të dyshuar meshkuj/kosovar. Gjatë rrahjes është përdor edhe një thikë ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuarit, dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur ndalohet 24 orë, ndërsa një i dyshuar ndalohet për 48 orë. Të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera