Lajme

Qeveria shkarkon bordin e ndërmarrjes “Drini i Bardhë”

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 01 June 2022

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar bordin e kompanisë së ujitjes “Drini i Bardhë” me arsyetimin se ka qenë i pasuksesshëm, ndërkaq ka emëruar një bord të përkohshëm për këtë ndërmarrje,

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se në bazë të raportit të auditimit të pasqyrave financiare 2019-20 nga Zyra Kombëtare e Auditimit konsiderohet se bordi nuk ka qenë i suksesshëm.

“Bordi ka ndërmarrë veprime në formimin dhe funksionalizimin e njësisë operative në Klinë përkundër faktit që në tremujorin e dytë të vitit 2021, ndërmarrja operon me humbje prej më së 36 mijë euro”.

-Advertisement-

Duke cituar Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Rizvanolli tha se Qeveria duhet t’i shkarkojë dhe t’i zëvendësojë drejtorët “nëse për dy vite radhazi ndërmarrja nuk përmbush planin e biznesit bie vlera e aseteve të ndërmarrjes ose rritet pakënaqësia e konsumatorëve me shërbime”.

“Aksionari konstaton se janë përmbushur kushtet për shkarkimin e drejtorëve dhe përveç kësaj bordi i kompanisë së ujitjes Drini i Bardhë nuk ka reflektuar në kërkesën e datës 17 shtator 2021 të Ministrisë së Ekonomisë për eliminimin e konfliktit të interesit dhe nepotizmit brenda ndërmarrjes”.

Në bordin e përkohëshëm u votua për kryesuese Arjeta Zeka, ndërsa anëtarë Ilaz Halili, Arlinda Magbani dhe Ramiz Jukoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera