Qeveria rialokon 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe shtesën 0.5 për përvojë pune
Autori: Gazeta inFokus
14:07 | 30 September 2026
Qeveria ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin e Kosovës.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka arsyetuar se 102 milionë euro parashihen që të ndahen te kontigjenca e pagave në mënyrë që të mbulohet kostoja e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik dhe në anën tjetër të mbulohet edhe pagesa retroaktive për diferencën e shtesës 0.5 për qind ashtu siç e ka paraparë Gjykata Kushtetuese.
“Që nga ky vit me anë të Ligjit për ndarje buxhetore e kemi mbuluar shtesën prej 0.5 për qind mirëpo hapësira e pambuluar që ka mbetur është prej kur ka hyrë ligji i pagave në fuqi deri në fund të vitit të kaluar, pjesë e cila parashihet të mbulohet me këtë ndarje. Gjithashtu edhe një pjesë tjetër prej 20 milionë eurosh parashihet të dedikohet tek pensionet bazike që të mbulohet kostoja e rritjes së natyrshme të pensionistëve”, ka thënë ai.Vitin e kaluar, Qeveria ndau pagën e 13-të për punonjësit e sektorit privat.
0.5 përqindëshi është shtesa që u bëhet punonjësve të sektorit publik për çdo vit përvojë pune. Pra një punëtor me 10 vjet përvojë përfitonte shtesë 5 për qind mbi pagën bazë.
Por kjo shifër u ndërrua me Ligjin për Paga më 2022. Për 15 vjetët e parë ajo u përgjysmua në 0.25 për vit, e më pas u bë 0.5 pas vitit të 15-të. Gjykata e ka shpallur këtë antikushtetues.
Pas kësaj pasuan padi të qytetarëve që kërkonin shtesën retroaktivisht.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...































