Qeveria pritet të rrëzohet me votëbesim, jo me mosbesim

Autori: Gazeta inFokus
14:28 | 01 May 2017
Partitë opozitare nuk po arrijnë t’i mbledhin nënshkrimet e nevojshme për ta ngritur Mocionin e mosbesimit të Qeverisë.
Me gjithë paralajmërimet e disa prej deputetëve të partive të koalicionit qeverisës se do ta mbështesin këtë nismë opozitare, ende nuk janë bërë 40 nënshkrime, aq sa duhen për një mocion të tillë.
Por në rrethanat kur Qeveria nuk mund t’i kaloj projektet e veta dhe nuk mund t’i përmbush detyrimet e saj, kryeministri mund ta hedhë vet Qeverinë në votëbesim.
Këtë mundësi ja jep Rregullorja e Punës së Kuvendit, shkruan AktivPress.
Në rastet kur kryeministri kërkon votëbesim për Qeverinë, kryetari i Kuvendit menjëherë pas parashtrimit të mocionit, e thërret Konferencën e Kryetarëve dhe e përcakton datën e seancës për zhvillimin e mocionit.
Mocioni vihet në rendin e ditës, jo më vonë se pesë ditë dhe jo më herët se dy ditë nga dita e parashtrimit të tij.
Nëse mocionin e votojnë më pak se gjysma e deputetëve, atëherë Qeveria konsiderohet në dorëheqje.
Pas kësaj, presidenti, në konsultim me partinë politike ose me koalicionin që e ka fituar shumicën e vendeve të nevojshme në Kuvend për ta formuar Qeverinë, e mandaton kandidatin e ri për Kryeministër, i cili brenda pesëmbëdhjetë ditësh, ia paraqet Kuvendit për miratim përbërjen e Qeverisë.
Pra, jo domosdoshmërish vendi shkon në zgjedhje me rënien e Qeverisë.
Në zgjedhje shkohet në rast se shumica e Kuvendit, përcaktohet për shpërbërje të legjislaturës, pas rënies së Qeverisë.
Një nga zyrtarët e lartë institucional ka thënë për AktivPress se më përpara ndodh që Qeveria të vetërrëzohet se sa të rrëzohet nga opozita.
“Partitë e koalicionit qeverisës më përpara e rrëzojnë vet Qeverinë, se që ja lënë opozitës ta materializoj si triumf të saj rrëzimin e Qeverisë. Ky veprim bëhet që opozita të mos mund të mburret në fushatë zgjedhore se ka arritur ta rrëzoj qeverinë”, ka thënë zyrtari i lartë i afërt me koalicionin qeverisës.
I njëjti ka kujtuar se edhe më herët, PDK i ka iniciuar në forma të ndryshme rrëzimet e Qeverisë, ndonëse kryeministri ka qenë i kësaj partie.
Momenti më i përshtatshëm për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje është procedimi për votim i demarkacionit.
Komisioneri për çështje të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopoulos, javën e kaluar i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të ‘gjitha partive politike në vend’ që ta procedojnë atë sa më shpejt në Kuvend.
“Komisioneri Avramopoulos ka njohur përpjekjet e Kosovës për të ratifikuar marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe e ka inkurajuar kryeministrin Mustafa dhe qeverinë e tij dhe të gjitha partitë politike që ta procedojnë sa më shpejtë atë për votim në Kuvend”, është thënë në një kumtesë të përbashkët të komisionerit të BE-së dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Vet kryeministri, Isa Mustafa ka deklaruar se nëse demarkacioni nuk kalon atëherë i humb kuptimi kësaj Qeverie.
“Nuk do të ishte e arsyeshme që njerëzit të cilët nuk janë në gjendje ta marrin një përgjegjësi të tillë dhe marrin vendim për t’i lënë qytetarët të vetizoluar, që ata të vazhdojnë edhe më tutje të qeverisin me vendin, qoftë si parlament qoftë si qeveri”, ka thënë Mustafa ditë më herët për REL-in.
Edhe Kadri Veseli, si kryetar i partisë së madhe të koalicionit qeverisës, ka thënë se nëse kjo strukturë qeverisëse dhe legjislative nuk ka vendimmarrje, duhet të shiqohet për alternativa të tjera.
“Zgjedhjet do të mbahen nëse e shohim se nuk ka vendimmarrje për të mirën e qytetarëve”, ka thënë Veseli.
Se a do të ketë vendimmarrje nga ky koalicion, pritet të shihet gjatë kësaj jave kur edhe planifikohet që demarkacioni të kthehet në Kuvend.

Të tjera
-
Gucati flet për vizitën e Thaçit: U mërzita shumë, e kam përjetuar edhe unë të njejtën dhe e di se është dhimbje e madhe
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për vizitën që sot ka realizuar në ...
-
Princi William dërgon mesazh të drejtpërdrejtë pranë kufirit rus
Nëse vizitat mbretërore kanë të bëjnë me dërgimin e një mesazhi, atëherë foto...
-
Mbyllja e aeroportit të Heathrow mund të zgjasë për një javë?
Mbyllja e aeroportit të Heathrow të Londrës mund të zgjasë deri në një javë p...
-
Sali Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitje”
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar heqjen e masës “detyrim paraqitje”. ...
-
I akuzuari për krịme lụfte e kërkon Kurtin si dëshmitar: U pranua në burg në ndërrimin tim, ia dhashë shamponin e sapunin
Ka vazhduar me dhënien e mbrojtjes i akuzuari për krime lufte, Dragisha M...
-
PZAP ia hodhi poshtë, VV ankohet në Supreme për votat e LDK-së të ardhura me postë
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Supreme një ankesë lidhur me...
-
Quni i LDK-së nuk përjashton koalicionin me LVV-në: Personalisht s’kam vija të kuqe
Anton Quni nga LDK-ja nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvi...
-
Aksident trafiku në dalje të rrugës Prishtinë-Mitrovicë
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. ...
-
Ngritet aktakuzë ndaj dy serbëve dhe një boshnjaku për krimẹ lụfte ndaj 14 shqiptarëve në Pejë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.V. dhe...
-
“Thaçi, Thaçi”, ish-presidenti pritet me brohoritma nga qytetarët teksa futet në selinë e EULEX-it
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit të tij në Burojë të Ske...
-
Milenkoviqi mohoi akuzat për tortura, kërkoi të dëshmojë edhe Kurti si ish-i burgosur
Ka vazhduar me dhënien e mbrojtjes i akuzuari për krime lufte, Dragisha Milen...
-
Bëhet obduksioni, viktimat në Koçan kishin ngufatje të dhụnshme
Drejtori i Mjekësisë Ligjore në Maqedoni të Veriut, Aleksandar Stankov, ka th...