Fokus

Shtëpia e Thaçit po mbikëqyret edhe nga policë të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 21 March 2025

Shtëpia e ish presidentit Hashim Thaçi ku tashmë ai ka arritur për vizitë pas vdekjes së babait, Haxhi Thaçit, përveç Eulex-it po mbikëqyret edhe nga policia e Kosovës.

Tashmë ka ma shumë se 40 minuta që Thaci ka hyrë brenda dhe është takuar me familjarët e ngushtë, derisa nuk lejohet që të marrë pjesë ose të presë mysafirë për ngushëllime.

Infokusi ju sjell pamje:

-Advertisement-

Ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është lejuar vizita në Kosovë pas pesë ditësh kur përfunodi ceremonia e varrimit te të atit, Haxhi Thaçi.

Ai tashmë ka kryer homzhet tek varri i babait, aty ku dërgoi një kurorë në të cilën shkruante “Te varri i yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë”.

Haxhi Thaçi ndërroi jetë me 16 mars në QKUK pas nëj gjendje jo të mirë shëndetësore vetëm dy ditë pasi u vizitua nga i biri. Hashim Thaçi nuk u lejua të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit, pasi ndodhej në paraburgim në Hagë dhe Gjykata Speciale nuk e kishte aprovuar kërkesën e tij për të udhëtuar në Kosovë./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera